Ajo që pritej ndodhi! Kryeministri Edi Rama ka replikuar sot dhe me Kujtim Gjuzin, opozitarin e sapofutur në Kuvend, që është bërë viral kryesisht në rrjetet sociale.
Teksa Gjuzi ishte duke folur nga vendi, Rama kërkoi që ai të respektonte fjalën e kryeministrit dhe të mos ndërhynte. E megjithatë sipas Ramës ndërhyrjet e Gjuzit janë me efikase se ato të Flamur Nokës, të cilin e quajti Flamur pa shkop.
“Për ata që nuk e kanë zërin e sallës, po ndërpritem nga Natlmadhnia e tij Kujtim Gjuzi i parë. Mos më ndëerprit dhe reflekto edukatën monarkike. Megjithatë progres i madh është bërë nga Flamuri pa shkollë te Gjuzi i parë, janë ndërprerje që i japin start të ri parlamentit, ndryshe nga ndërprerjet e shkopit pa Flamur”, u shpreh Rama.
Duke qenë se Gjuzi vijonte replikën e tij, Rama mori përforcime dhe nga Ruçi, i cili me fjalinë e tij karakteristike u shpreh: Deputet ruani qetësinë, mos ndërhyni nga vendi.
(E.K/Faxweb.al)