Kreu i qeverisë Edi Rama tha se brenda javës së ardhshme do të ngrihet një Tak Forcë që do të zbatojë protokollin për bizneset që do të qendrojnë të hapura.
“Një Task Forcë e cila do ta ketë bërthamën në kryeministri dhe më pas bashkiake dhe më pas grupe në territor që do të ndjekin nga afër ekzekutimin e standarteve të vendosura sipas protokolleve për ata që ushtrojnë aktivitetin në këto kohë. Po punojmë për të vendosur kategorinë e bizneseve që hyjnë në biznese me protokoll të kuq (risk i lartë), portokoll jeshil, ku rrisku është i ulët, dhe me protokoll të verdhë ku rrisku është mesatar. Do të vendosim një bluzë të bardhë, pra një person që do të ndjekë nga afër zbatimin pikë për pikë të protokollit në kohë reale, që të mos ketë asnjë cedim të zbatimin e rregullave, në bizneset me rrisk të lartë”, tha Rama.
Më herët kryeministri njoftoi dhe listën e dytë me bizneset që do të hapen brenda javës së ardhshme, përfshirë edhe rrjetin e taksive, që do të kenë një protokoll të veçantë.
“Të hënë më 27 prill hapet blloku tjetër i bizneseve, me protokolle të caktuara. Dua të analizojë dhe është shumë e rëndësishme është se protokollet duhen lexuar dhe zbatuar, pasi hapja vjen me risk. Ne kemi mjete penalizuese, duke përfshirë edhe masat e reja të Kodit Penal që hyn në fuqi këto ditë, por fillimisht duhet të mendojnë për veten jo ndëshkimet. Duke mbrojtur njëri-tjetrin atëherë mund të hapemi. Hapja në të gjithë botën është një proces gradual dhe askush nuk e di si do të shkojnë gjërat.
Të gjithë janë të përgatitur për t’u tërhequr nëse dinamika e epidemisë kap nivele negative. Do të publikohen sot që të marrin masat që të jenë në rregulla. Lista e aktiviteteve që do të hapen do të publikohen në e-albania dhe çdo aktivitet ka Kodin e vetë përkatës. 27589 punonjësve të regjistruar, tregtim me pakicë e veshjeve, mallrave të tjera, tregtia me pakicë e këpucëve, tregtia me pakicë e mobiljeve, pajisjet e ndriçimit, tregtia me pakicë e luleve, e bizhuterive, e pajisjeve audio dhe video, qylymave, e lodrave, e pajisjeve sportive, e sistemeve të sigurisë dhe taksitë me një person brenda në diagonal”, tha Rama.
(E.K/Faxweb.al)