Kryeministri, Edi Rama në 20-vjetorin e emisionit ‘Opinion” është vendosur në rolin e gazetarit.
I ftuari i Ramës në emision është gazetari Blendi Fevziu.
“Të lutem mos më ndërprit Fevzi, se ti je i ftuari në këtë emision”, i thotë Rama.
Ndërkohë, Rama e ka pyetur Fevziun nëse do ta ndryshonte emrin e emisionit.
Rama: A nuk mendoni se pas 20 vitesh duhet ti ndërroni emrin emisionit?
Fevziu: Jo nuk mendoj kështu. Nuk kam pas e ndryshoj as emrin e as imazhin, pasi ecën mirë.
Rama: nëse do jepje një përgjigje të sinqertë, ose më saktë…
Fevziu: Një gjë me kryeministër sdo e ndërroja kurrë emisionin.
(S.SH/Shuplaka)