01:40 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama çon në Kuvend projektligjin e ri: 4 protestuesit e vrarë më 21-janar marrin statusin “Dëshmorë të Atdheut”

15:14 | 02/11/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama çon në Kuvend projektligjin e ri: 4 protestuesit e vrarë më 21-janar marrin statusin “Dëshmorë të Atdheut”

Ndërkohë që kanë kaluar thuajse 8 vite nga vrasja në bulevardin “Dëshmorët e kombit” të 4 protestuesve të Partisë Socialiste, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika, në Kuvend është depozituar një projektligj i qeverisë, sipas të cilit të vrarët më 21 Janar 2011 marrin statusin e “Dëshmorit të Atdheut”, së bashku me të vrarët gjatë proceseve zgjedhore.

“Shtetasit shqiptarë të vrarë gjatë tubimeve paqësore dhe pa armë për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut si dhe ata që kanë humbur jetën në krye të detyrës në mbrojtje të procesit zgjedhor, pas datës 8 dhjetor 1990”, thuhet në këtë projektligj.

Në këtë status, do të vijojnë edhe ata që e kanë përfituar gjatë komunizmit, pasi ni projektligji parashikon që: “Të gjitha dekretet/vendimet e organeve shtetërore për shpalljen “Dëshmor”, të marra para hyrjes në fuqi të këtij ligji, nuk janë objekt rishikimi nga ky ligj”.

Po ashtu ky projektligj ka disa kategori që përjashtohen nga përfitimi i këtij statusi.

“Statusin “Dëshmor i Atdheut” nuk e përfitojnë personat, të cilët janë dënuar me vendime gjykate të formës së prerë për:

krime kundër njerëzimit;
bashkëpunim me pushtuesit e vendit;
veprimtari terroriste dhe agjenturore kundër interesave të Shqipërisë;
vrasje me dashje, pas datës 9 maj 1945”, – thuhet më tej.

Sipas këtij projektligji parashikohet që familjarët e atyre që përfitojnë statusin e “Dëshmorit të Atdheut”, përfitojnë shpërblim financiar mujor, si bashkëshorti, bashkëshortja, fëmijët nën moshën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur kryejnë studimet e larta. Ndërsa shpërblimi ndërpritet kur bashkëshortja ose bashkëshorti i ‘Dëshmorit të Atdheut’ martohet përsëri.

Kujtojmë se për vrasjen e 4 protestuesve të Partisë Socialiste, kryetari i opozitës së asokohe, sot Kryeministër, Rama, ka fajësuar për ngjarjen paraardhësin e tij, Sali Berisha.

Ndërkohë për vrasjen e tyre janë arrestuar dy persona, përkatësisht ish-komandanti i Gardës Andrea Prendi dhe gardisti Agim Llupo.

Për më shumë lexo projektligjin e plotë: STATUSI I DËSHMORIT

(B.B/ Faxweb.al)

Pas

Pas protestave në Greqi, serbët banderolë në nder të Katsifas (Foto)

Para

Ngjarja e Bularatit, nis ‘”hakmarrja” greke, 250 shqiptarë të kthyer në Kakavijë për 5 ditë (VIDEO)

Para
Ngjarja e Bularatit, nis ‘”hakmarrja” greke, 250 shqiptarë të kthyer në Kakavijë për 5 ditë (VIDEO)

Ngjarja e Bularatit, nis ‘”hakmarrja” greke, 250 shqiptarë të kthyer në Kakavijë për 5 ditë (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 100 të vdekur në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Sekretari i Thesarit të SHBA: Negociatat për tarifat sjellin marrëveshje rajonale

Shpërthim në Kaliforni/ Një i vdekur dhe katër të plagosur jashtë një klinike

Gjykatësi anglez, shqiptarëve të kapur në ‘shtëpi bari’: Është një histori që e dëgjoj çdo javë, ju lani borxhet ndërsa trafikatët fitojnë (EMRAT)

Tarifat doganore të Trump/ Meloni pret Vance dhe Von der Leyen: Roli i Italisë është të ndihmojë dialogun mes SHBA-së dhe BE-së

Mesazhi i Putinit për Donald Trump një ditë para telefonatës: SHBA-të duhet të respektojnë interesat e Rusisë

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.