Pas debatit në Facebook mes kryeministrit Edi Rama dhe një qytetari për ngrohjen në shkolla dhe kopshte dhe pagimit të taksave ka ardhur edhe reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Sipas Berishës, çdo qytetar i Shqipërisë, qoftë i papunë, invalid apo pensionist, paguan tvsh për çdo produkt që konsumon.
Reagimi i Berishes
Piktori deshtak dhe elif matrak, duke menduar se e zuri mat, pyet komentuesin e tij se çfare taksa paguan ti? Te dashur miq, duke debatuar per ngrohjen ne shkolla e kopshte, qytetari e pyet Ramen ne FB: “e keni llogaritur koston e fëmijëve qe nuk do shkojne dy jave ne shkolle/kopesht?! Po prindin qe detyrohet te lere punen per t’i mbajtur ata ne shtepi?!”
Edi Rama pergjigjet: “Me fal nje pyetje Thronion, çfare taksash paguan ti? Nderkohe per faktin qe duhen ngrohur te gjitha shkollat ke te drejte, por sic e thua edhe vete eshte problem i mbartur ne 20 e kusur vite qe nuk zgjidhet dot per tre vjet e kusur muaj!”
Ai nuk e di se jo vetem Thronion por edhe me te varferit e ketij vendi, çdo i papune, invalid, i semure, femije, pensionist dhe cdo frymore i ketij vendi paguan sa cdo milioner, sa vet Rama dhe cdo qeveritar dhe minister taksen me te larte te ketij shteti, paguan TVSH per cdo kafshate buke, gote uje, aspirine apo antibiotik, sapun per te lare duart apo furçe dhembesh, per cdo kemishe apo çorape dhe kilovat energji qe shpenzon. Po nga ti dije keto zhgarravitesi i shkrete?! O padie O injorance emrin e ke piktor deshtak apo Edvin Kristaq Rama! sb (A.R/SHUPLAKA)