Replikat dhe batutat e kryeministrit Edi Rama nuk mungojnë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Kryeministri Rama është aktiv në rrjetet sociale dhe shpeshherë ngjall edhe diskutime me komentuesit për çështje të ndryshme.
Në një situatë të fundit ai është përfshirë në debate me ndjekësit e tij të cilët e kritikojnë dhe i cilësojnë si mashtrime gjithçka për Koncertin e Vjenës në Tiranë, për premtimet për rrtjen e rrogave, pensioneve, nivelin e varfërisë në vend apo edhe për probelmet me pronat. Por Edi Rama ju përgjigjet sipas mënyrës së vet duke argumentuar kritikat që i vijnë nga ndjekësit e tij.
Madje ai ju përgjigjet ndjekësve duke i quajtur replikat e tyre humor “kaps” apo edhe i këshillon të pinë çaj me rigon për stomakun e tyre. Të gjitha këto kanë shfaqur shumë debate nga ana e komentuesve.(J.V/Shuplaka)