Kryeministri Edi Rama teksa ka mbajtur fjalën e tij në Kuvend, ka dhënë shpjegime dhe pse është kundër koalicioneve parazgjedhore, duke marrë si shembull një deputet, që sipas tij nuk ka votuar as për veten e vetë. Edhe pse nuk e përmendi si emër, Rama duket se i referohet deputetit Lefter Maliqi, për të cilin thotë se ka ardhur në Kuvend nga listat e PD-së, ndërkohë që ka bërë fushatë për PS-në.
Me humor, Rama i kujtoi deputetin Gjuzi se ishte kundër referendumin për monarkinë, pasi ishte i vetmi që do ta humbiste. Rama theksoi se vendi nuk është kèrcënuar dhe as do të kèrcënohet nga di.ktatura, qoftë me lista të hapura, qoftë me lista të mbyllura.
“Do ti kërkoj ndjesë Murrizit se do i vjèdh një shprehje, ai i përdor me emra, por unë nuk do e përmend. Është një deputet këtu që është shembulli më i mirë se pse koalicionet nuk duhet të jenë më, është një deputet që nuk ka votuar as për veten e vetë, ka ardhur këtu deputet i PD-së, ka bërë fushatë për mua dhe më pas ka dalë ka mbështetur LSI-në.
Unë jam i hapur për të gjitha Gjuz, po vetëm Referendum për Monarkinë nuk do bëj, se zgjidhesh ti mbret. E fundit zonja Hajdari, hajde dhe më sugjero si mund të bëjmë ne një marrëveshje duajale, unë me Lulin që të bëj di.ktaturë?! Do të ishte një zhvillim i rëndësishëm demokratik nëse realisht do të kishte marrëveshje mes palëve, Shqipëria nuk është kèrcënuar, nuk do kèrcënohet ndonjëherë për t’u kthyer në di.ktaturë, si me lista të hapura, si me lista të mbyllura”, tha Rama.
Kryeministri i bëri thirrje forcave opozitare që të mos e zvarrisin marrëveshjen, pasi sipas tij kërkesat e tyre janë shumë më të mëdha se ajo që mund të ofrojë Partia socialiste. (E.K/Faxweb.al)