Rama ka folur pas daljes nga Presidenca. Ai konfirmoi se deri tani nuk ka marrëveshje dhe se ndodhemi në të njëjtën gjendje politike.
Fjala e Ramës:
“Jemi në të njëjtin pozicion që kemi qenë dje. Oferta që unë i kam bërë PD nëpërmjet kryetarit të saj është ajo e ditur për të ndërtuar një mekanzëm monitorimi për zgjedhjet, ku PD të dy ketë dy sytë nga brenda qeverisë, me një zv/kryeministër dhe sëbashku me tre përfaqësues të SHBA, BE dhe OSBE të drejtojnë një task forcë për të sigurar që shteti dhe asetet shetësore nuk keqpërdoren për fushatë. Pjesë e propozimit ishin tre zv/ministra, jo nga radhët e PD, të punëve të brendshme, arsmit, drejtësisë, të jenë të shoqëruar edhe këta nga 3 përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar ku të adresojnë çdo parregullsi, lidhur me burgjet po ashtu në gjithë sektorin e arsimit për të garantuar që çdo përpjekje për propagandë të adresohet dhe të merren masa në kohë reale. Këtë gjë, kur kam qenë në krye të opozitës as nuk kam pasur kurajon ta kërkoja e nuk e prisja as një ditën time më të bukur.
Përsa i përket aspektit tjetër që është kërkesa këmbëngulëse për votimin elektronik, kam propozuar që menjëherë një ministër politik i zgjedhur nga PD të bëhet pjesë e qeverisë me një ekip e buxhet për të paraqitur një projekt të realizueshëm për të mundësuar këto përparime teknologjike. Data e zgjedhjeve është 18 qershor, ky është pozicioni im, ky është pozicioni ynë. E përsëris, ofertë tjetër nuk do të kemi. Mund të them që ka qenë një bisedë etike pas asnjë motiv çadre. Unë e kam kërkuar këtë takim prej dy muajsh apo më shumë, më është kërkuar dorëheqja, nuk kam paraqitur. Unë do e takoj sërish, zgjedhjet do bëhen me 18 qershor dhe ne do vazhdojmë punën për të fituar zgjedhjet. Unë thjesht po shpjegoj qëndrimin tim, unë thashë kjo është oferta, më shumë se kaq nga ana jonë për marrëveshje nuk do të ketë. Jeta vazhdon”,-tha Rama.
(M.D/Shuplaka)