20:24 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Rama-deputetëve nga mbledhja e grupit: Mos u merrni me protestën dhe as me komente në rrjete sociale, dilni punoni në terren!

14:07 | 20/02/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama-deputetëve nga mbledhja e grupit: Mos u merrni me protestën dhe as me komente në rrjete sociale, dilni punoni në terren!

Prej tre ditësh tashmë përpara kryeministrisë po zhvillohet një protest maratonë nga ana e opoxitës. Kërkesa e tyre është një dhe e qartë: Në zgjedhje të shkohet pa Ramën kryeministër. Një garanci kjo sipas tyre që do të jetë për mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Kërkesa këto që deri më tani nuk kanë gjetur një reagim nga ana e qeverisë Rama. Ndërkohë që pritet një dalje nga ana e kreut tjetër të koalicionit Ilir Meta, Rama ka mbledhur sot grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

Nga informacionet e para mësohet se ai iu ka kërkuar deputetëve që të mos merren me protestën dhe as të komentojnë nëpër rrjetet sociale. Me pak fjalë kjo nuk është punë e tyre. Ai ka dhënë urdhër që ata të shpëndahen sipas qarqeve, dhe terreni do të jetë vendi ku ata duhet të bëjnë punën e tyre.

Nuk dihet nëse Rama do të vazhdoj të mohojë edhe për shumë kohë kërkesat e opozitës, apo do të tentohet një rrugë dialogu në mënyrë që të ecet përpara dhe me Reformën Zgjedhore.

Kujtojmë se kohët e fundit kryeministri Rama ka qenë pak kohë i pranishëm në vend, ku nuk kanë munguar as vizitat dyditore në Kosovë.

FJALA E PLOTË E RAMËS:

Situata duhet parë si shtysë për të vazhduar intensivisht organizimin e punës per zgjedhjet. Për të komunikuar gjithandej me njerëzit. Ne s’kemi çfarë ndryshojmë. Duhet të vazhdojmë normalisht detyrat tona qoftë në parlament, qoftë në qeveri. Praktikisht protesta është organizuar për qëllime që nuk thuhen nga ana e tyre, por që dihen. Edhe bojtkoti i Parlamentit është një mekanizëm i qartë për të bllokuar përzgjedhjen e komisioneve të vetingut, që duhet të fillonte javen e ardhshme. Formulat janë të tilla që të dyja komisionet e vetingut, qoftë shkalla e parë, qoftë apeli nuk formohen dot pa opozitën.

Nëse bojkoti nuk do kishte ndodhur, mund të ishte e vështirë të provohej se protesta bëhet për të bllokuar Vettingun. Por bojtkoti është prova që gjithçka ka të bëjë me vetingun. PD ka kohë që kërkon alibi për humbjen e rradhës, por ne skemi çbëjmë. Ata kërkojnë gjëra që nuk varen nga ne. Ne nuk i kemi penguar, madje i kemi kërkuar që çdo shqetësim që ka të bëjëme zgjedhjet të adresohet në komisionin e reformës zgjedhore. Madje kemi thënë se çdo kërkesë e opozitës për të cilën OSBE/ODIHR jep mbështje, ka automatikisht edhe mbështetjen tonë.

(E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: mbledhja e grupiprotesta e opozitesrama
Pas

Greva historike e Shkurtit ’91, Nishani dekoron studentët dhe pedagogët pjesëmarrës

Para

Malltezi: Në protestë morën pjesë edhe socialistë, qeveria ka hyrë në rekordin Gunies për mosmbajtjen e premtimeve

Para
Jamarbër Malltezi ironizon Erion Veliaj: Tmerri që ndot shkruan “Të mbajmë pastër Tiranën”. Ngaqë kemi mushkri të forta?

Malltezi: Në protestë morën pjesë edhe socialistë, qeveria ka hyrë në rekordin Gunies për mosmbajtjen e premtimeve

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB mirëpret planet për një raund të ri bisedimesh Rusi-Ukrainë

Gonzato: Reformë zgjedhore deri në 2026, të përfshijë rekomandimet e OSBE-ODIHR! Anëtarësimi kërkon dialog politik

Trajnim me forcat amerikane, Presidentja pret ushtrinë e Kosovës në SHBA

Alarm për ndotjen detare! Greqia miraton planin prej 780 milionë eurosh për Egjeun dhe Jonin

Fshati zviceran Blatten shkatërrohet nga shembja e akullnajës, një person i zhdukur

Dhunohen 2 efektivë të Policisë Bashkiake në Tiranë, shpallen në kërkim agresorët

Rregulla të reja në ligjin e emigracionit në Gjermani, ndalohet ribashkimi familjar dhe natyralizimi i shpejtë

Kërkesat e Putin për paqe në Ukrainë, njëra prej tyre është ndalimi i zgjerimit të NATO-s drejt lindjes

SHBA njofton kufizim vizash për zyrtarët e huaj, Sekretari i Shtetit: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të Tiranës Emiljano Ruli

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.