Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një informacion të rëndësishëm, ku thotë se Rama ka dërguar në Gjykatën e Janinës misionarët e tij me miliona euro me vete për të shpëtuar me çdo kusht Agim Kajmakun, i njohur ndryshe dhe me emrin Jorgo Toto.
“Edvin Mafia dhe Jorgo Kajmaku dërgojnë Ruçin me shuma të mëdha në Janinë për të mbyllur çështjen Toto!”, shkruan Berisha në Facebook.
Postimi i plotë i Berishës:
”Përshëndetje Doktor. Uroj të jeni mirë. Burime konfidenciale nga Janina më treguan se po zhvillohet një lojë e pistë për të shpëtuar Ramën për rastin Kajmaku.
Një burim pranë gjykatës së Janinës bën të ditur, duke ruajtur anonimatin, se janë paguar shuma, shumë të mëdha parash, në nivelet më të larta të Gjykatës së Janinës për të nxjerrë “të pafajshëm”, Kajmakun.
Është investuar vetë Rama dhe ka dërguar Gramoz Ruçin në emrin e tij për të mbyllur këtë pazar. Data e gjyqit mendohet të jetë dita e martë, datë 10 shtator.”
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post