Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot Olimpiadën e aftësive që promovon arsimin profesional në vend. Në fjalën e tij kryeministri vendosi theksin te arsimimi i kualifikuar.
“Unë do thoja se vendit tonë i mungojnë edhe rrobaqepës, duke patur edhe problem timin për shkak të përmasave që më janë përcaktuar nga ime më dhe im atë”.
“Kaq shumë përfaqësues të komunitetit të miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë tregojnë rëndësinë e arsimit profesional. Deri tani unë nuk i kam parë gjithë këta njerëz të mbledhur për krizën politike, siç i shoh këtu sot për arsimin profesional. Besoj shumë se kriza më e rëndë ndër gjithë gamën e krizave që ne trashëguam, është kriza e papunësisë rinore, dhe adresimi më i rëndësishëm i gjithë spektrit të politikave tona të reja, është adresimi i kësaj krize.
Është një krizë sistemike e thelluar në 25 vite, duke e zhveshur Shqipërinë nga aftësia për një gamë të gjerë punësh. Pak vite më parë Dhoma Gjermane e Tregtisë e përshkruante më së miri pasojën dramatike të kësaj krize. Në një raport ku thuhej se Shqipërisë i mungojnë punëtorët e kualifikuar në industrinë tekstile, ushqimore, ndërtim, elektro-mekanikë, saldatorë, elektricistë, etj; tregonte situatën. Unë do thoja se i mungojnë edhe rrobaqepës, duke patur edhe problem për shkak të përmasave që më janë përcaktuar nga ime më dhe im atë”, tha kryeministri Rama.
‘’Ata që shkojnë sot te arsimi profesional nuk janë se shkojnë te lëngu se mishi mbaroi. Deri dje në shkollat profesionale shkonin nxënësit ngelës. Sot kemi 27 mijë djem dhe vajza që janë të regjistruar në shkolla profesionale. Deri dje arsimi profesional ishte teori dhe jo praktikë. Në vendin tonë ka më shumë juristë sesa duhet, po mungojnë profesionistët ’, theksoi Rama në fjalën e tij.
Edhe sot Rama nuk ngurroi të përmendtte historinë që investirorëve të huaj iu ndalua investimi pasi Gjykata kishte vendosur që tokën shtetërre tua jepte disa personave të tjerë.
‘’ERTV Live?: Olimpiada e aftësive, një moment që pasqyron sa shumë është bërë për rilindjen e zanateve përmes arsimit profesional të reformuar me themel po edhe sa shumë mbetet ende për t’u bërë që #ShqipëriaQëDuam???? të jetë vendi ku falë zanatit, çdo vajzë e djalë që nuk shkon në universitet, ndërton mirëqenien e vet përmes punës së ndershme?’’, shkruante Rama para takimit. (E.K/SHUPLAKA)