Endira Bushati, pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, e ftuar në emisionin “Të Vaksinuarit” që modelohet nga Aulon Kalaja në Fax Neës ka folur për situatën politike në vend dhe për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë.
Sipas Bushatit, Rama dëshiron që në krye të shtetit të vendoset një figurë që mund ta komandojë gjatë mandatit të tretë. Bushati theksoi se Halim Kosova është një personalitet dhe kandidat më i mirë për President.
“Rama e ka në mendjen e vet emrin e presidentit të Republikës dhe e gjitha kjo është një teatër që luhet në sytë e publikut për të bërë një proces Kushtetues, konsultues edhe me atë që ai e njeh si opozitë për të dhënë atë emër që ai ka në emër të vet dhe që do i shërbejë atij. Emrat e dalë nuk janë shumë të rëndësishëm sepse në vetvete i gjithë publiku e kupton që Edi Rama do në Presidencë dikë që ta komandojë, dikë që t’i japë atij garanci që në mandatin e tretë të peshës së rëndë të skandaleve të dy mandateve të para dhe mandati i tretë do të jetë propagandë pa një mbrojtje të interesit publik apo qytetarëve shqiptarë.
Majlinda Bregu Presidente? “Është qesharake, mblidhen 20 deputetë dhe propozojnë 9 emra. Unë nuk e pashë zonjën Bregu tek të propozuarit aty. Nuk dua ta shmang Bregun por ne do donim që të kishte një superioritet dhe personalitet mbi Ramën. Unë nuk e gjej këtë përveçse mbase tek Halim Kosova tek të gjithë emrat e propozuara. Ne kemi eksperienca që emri i presidentit është propozuar kot pasi emri i presidentit është gjetur duke luajtur domino. Nevoja është për një balancim pushtetesh. Me figurën e presidentit duhet të ishte një president që prodhohej me 120 vota dhe që garanton një rol mbikqyrës dhe autoritet mbi këtë mazhorancë që gjithë motorët i ka vendosur për të përçarë opozitën”, u shpreh Bushati.