Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e infrastructures, njeheresh zevendes kryeministrie Belinda Balluku kane qene ne zonen e Saukut ne kryeqytet.
Konkretisht Rama dhe Balluku kane qene në kantierin e ndërtimit të kompleksit të godinave qeveritare ku do të akomodohen me zyra disa agjensi që operojnë në fushën e informacionit dhe sigurisë kibernetike si Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike(ACESK) si dhe Agjencia e Inteligjencës Financiare.
Projekti është ideuar si një hapësirë multidimensionale ku krahas zyrave do të ketë edhe ambiente të dedikuara për parkim, salla takimesh, mbledhjesh, apo ambiente të tjera ndihmëse për administratën që do të punojë aty. Gjatë inspektimit Rama vlerësoi standardin e këtij investimi që po kryhet, për shkak edhe të aktivitetit të sigurisë që do ushtrohet aty.