Gjatë një interviste për Televizionin Fax News në emisionin “Natë më Xhaxhiun”, kryetari i Partisë Liri Demokraci dhe Etikë, Arian Galdini deklaroi se një nga problemet që ka Shqipëria është se ne ndodhemi në një periudhë post-kumuniste ku njëri është ëngjëlli dhe tjetri është djalli.
Sipas tij rolin e ëngjëllit e bënte Rama në opozitë dhe djalli ishte Berisha, ndërkohë që sot djallin e bën Rama dhe ëngjëllin Basha.
“Opozita ka marrë një vendim të gabuar me djegien e mandateve. Ccdo vendim i tillë është shmangie nga përgjegjësia dhe dëmtim i demokracisë. Edi Rama duhet të largohet një orë e më parë dhe ta cclirojë vendin nga simboli i sunduesit, ky po kthehet në shfarosës të mendimit kritik, në shfarosës të opozitës, në shfarosës të mendimit të lirë. PD dhe opozita duhet të kuptojnë se shumica e qytetarëve në Shqipëri janë shumica, atyre nuk ju flitet përmes tëlevizionit”, deklaroi Galdini.
Galidini, duke folur për procesin dhe ecurinë e Reformës në Drejtësi deklaroi se kjo është një frymë e përndimit dhe mission I tij dhe partitë politike në vend nuk mund ta frenojnë.
“Nuk kemi një konflikt midis palëve, mendoj se këta nuk kanë ndarë dot pazarin dhe kërcënojnë Perëndimin për të frenuar edhe Reformën në Drejtësi, dhe ju siguroj se këtë nuk kanë për ta arritur, nuk e ndalojnë dot Reformën në Drejtësi, nuk do të na zhgënjejë Perëndimi në Reformën në Drejtësi. Kjo reformë është një mision që kanë marrë partnerët tanë perëndimor. Rama dhe Basha kanë vrarë frymën e besimit tek reformat”.
Duke folur për protestat e opozitës ai deklaroi: “Kjo nuk është protestë, është udhëtim turistik në shesh, protestat lindin spontanisht. Një parti politike nuk bën protestë dhe një parti politike nuk bën protestë të dhunshme. Një parti politike duhet të ketë alternativë. Një opozitë që shëtit nëpër rreth duke bërë udhëtime turistike pa shpalosur një platform dhe një projekt apo program politik të kotë e ka. Unë dua që protesta e 16 marsit të jetë paqësore, por nëse do të jetë kështu opozita do të turpërohet”, deklaroi Arian Galdini.