Festa e Ditës së Verës duket se do të sjell një ‘përplasje’ mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, pasi për shkak të festimeve dy kundërshtarët politik do të jenë në Elbasan.
Basha është shprehur se ka zgjedhur të vizitojë Elbasanin për Ditën e Verës, për të vizituar një familje elbasanllie atje. Ndër të tjera, Basha është shprehur se për shkak të festimeve do vijojë normalisht vizitën dhe se nuk do të ketë asnjë organizim proteste nga strukturat e PD-së kundër Kryeministrit në Elbasan.
Ndërkohë ditën e djeshme Kryeministri Rama ka publikuar axhendën e tij për këtë ditë festive, ku qyteti i cili ai ka zgjedhur të kalojë 14 marsin është pikërisht Elbasani.
Axhenda e Kryeministrit e publikuar dje për datën 14 Mars Elbasan:
10:00-10:30 – Vizite ne Panair
10:30-10:45 – Ekspozite me foto te arkivave te ambasades austriake tek Portat e Kalase
10:45-11:15 – Kafe tek biznesi i vogel ne Kala
11:15-11:45 – Vizite ne Prefekture, ekspozite me piktura moderne
11:45-12:30 – Kthimi ne Tirane