11:04 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Rama dhe Basha qeverisin bashkë në 4 vitet e ardhshme, synimi fshirja nga faqja e dheut e partive të vogla”

10:40 | 08/06/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Rama dhe Basha qeverisin bashkë në 4 vitet e ardhshme, synimi fshirja nga faqja e dheut e partive të vogla”

Analisti Mustafa Nano është shprehur se është 100% i sigurt se Rama e Basha kanë arritur një marrëveshje për të qeverisur së bashku në katër vitet e ardhshme.

“Kjo është një gjë që duket. Ato e kanë pushuar luftën ndaj njëra-tjetrës. Të gjitha përpjekjet për të denoncuar, delegjitimuar, e poshtëruar njëra-tjetrën, që kanë përbërë një konstante të garës politike në Shqipëri, kanë sosur si me magji.”, shprehet ai për gazetën “Panorama”. 

 Ndërsa në lidhje me LSI-në pas arritjes së kësaj marrëveshje Nano ka theksuar se  qëllimi i saj është fshirja e nga faqja e dheut e partive të vogla, apo partive të treta. “Thuhet edhe se Rama e Basha janë marrë vesh për të bërë një ligj elektoral që të favorizojë vetëm partitë e mëdha. Dhe unë e besoj këtë gjë.”, tha Nano. 

INTERVISTA:

Pas 18 majit kemi një marrëveshje Rama-Basha, e cila po zbulohet ditë pas dite në përmbajtje. Mendoni se kjo marrëveshje mund të shtrihet edhe në një qeverisje PS-PD pas zgjedhjeve të 25 qershorit? Si e shihni këtë dhe sa funksionale mund të jetë?

Unë vetë jam 100% i sigurt se Rama e Basha kanë arritur një marrëveshje për të qeverisur së bashku në katër vitet e ardhshme. Kjo është një gjë që duket. Ato e kanë pushuar luftën ndaj njëra-tjetrës. Të gjitha përpjekjet për të denoncuar, delegjitimuar, e poshtëruar njëra-tjetrën, që kanë përbërë një konstante të garës politike në Shqipëri, kanë sosur si me magji. Demokratët kanë harruar që Rama ishte mafiozi i koncesioneve pa fund që bëri kanabizimin e vendit, ndërsa socialistët kanë harruar se kush ka qenë Basha për të gjithë këto kohë. Duket si situatë surreale. A mund të funksionojë ky koalicion?

Si koalicion mund të funksionojë. Dua të them se nuk ka asnjë pengesë që të realizohet e që të ketë jetë të gjatë. Veçse kam frikë se në themel të kësaj marrëveshjeje ka qenë një dëshirë e të dyja palëve për të pastruar fushën nga të tjerët e për ta pasur tepsinë ato vetë nën kontroll. Do kisha dashur që kjo marrëveshje të ngrihej mbi një shqetësim për të bërë ca reforma të mëdha të rëndësishme apo – për ta thënë me fjalët e Bashës – për të themeluar një Republikë të re, por unë nuk arrij t’i shoh Ramën e Bashën si kalorës të Republikës së re. Janë thjesht dy demagogë të marrosur pas pushtetit. E vetmja risi që sjell kjo marrëveshje është një dialektikë e re demokratike. Tani e tutje përplasja nuk do të jetë mes PS-së e PD-së, por mes këtyre të dyjave e LSI-së. Shenjat janë dhënë. LSI-ja po bëhet gati të dalë në opozitë. Ajo do të jetë opozita e ardhshme. Po e shoh që është duke e vajtuar këtë situatë, dhe nuk e kuptoj pse. Të jesh parti e vetme në opozitë është si të të trokasë fati në derë. Nuk është pak të përfaqësosh e vetme opozitën në jetën politike të një vendi, nuk është pak që institucioni i opozicionit të jetë në dorën tënde. Është e sigurt që të jesh opozita e vetme politike është më shumë sesa të jesh një pjesë e parëndësishme e pushtetit. Ky është një luks që çdo parti serioze do të donte ta kishte. Mirëpo nuk është kështu për LSI-në, me sa duket. Pse? Sepse asaj i është bërë zakon të jetë në pushtet.

Por duket se kjo marrëveshje një nga pikat e saj ka dhe lënien në hije të partive të tjera, përfshirë këtu edhe LSI-në, për të konsoliduar bipartitizmin. Kjo ka sjellë dhe përplasjen mes PS-së dhe LSI-së, dy parti që bashkëqeverisin. Si e shihni këtë moment në marrëdhënien mes dy partive?

Po, besoj se qëllimi i marrëveshjes është fshirja e nga faqja e dheut e partive të vogla, apo partive të treta. Thuhet edhe se Rama e Basha janë marrë vesh për të bërë një ligj elektoral që të favorizojë vetëm partitë e mëdha. Dhe unë e besoj këtë gjë. Madje, hartimi i këtij ligji (mund të jetë një ligj i ngjashëm me ligjin elektoral grek) ka për të qenë një nga punët e para që do bëjë shumica parlamentare PS-PD. Kështu, nuk mund të flitet më për marrëdhënie PS-LSI. A i bëhet më mirë vendit me këtë? Apo i bëhet më keq? Kjo është një pyetje, së cilës nuk mund t’i japim një përgjigje qysh sot. (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: BashaMustafa Nanoramazgjedhjet
Pas

‘’Më merr të keqen t’i mua’’, çfarë i tha komentuesi që bëri kryeministrin Rama nervoz

Para

5 VARIANTET që rrezikon Skënderbeu, nga heqja e 12 pikëve te rënia nga Kategoria

Para
5 VARIANTET që rrezikon Skënderbeu, nga heqja e 12 pikëve te rënia nga Kategoria

5 VARIANTET që rrezikon Skënderbeu, nga heqja e 12 pikëve te rënia nga Kategoria

Discussion about this post

 



Të Fundit

Çështja e migracionit, Këshilli i Europës: Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut të mos vihet nën presion politik!

Shkodër/Kapet 31-vjeçari i shpallur në kërkim për disa vepra penale, dyshohet se është përfshirë në një konflikt për parkim

Dibër/Finalizohet operacioni “Përsëritësi”.Arrestohet 32-vjeçari që vodhi çantën me para, i dënuar më parë për të njëjtën vepër.

Zjarrfikësit marrin masa shtesë për zjarret e verës në Gjirokastër

Në kërkim për rrahjen e Vladimir Puçit, arrestohet Arlind Kajoshi në Shkodër

KOLUMBI/ Të paktë 10 viktima prej aksidentit që përfshiu studentët e një kolegji

Fier/Tentuan të vrisnin me sopatë një 58-vjeçar pas një konflikti banal, arrestohet njëri nga autorët, tjetri në kërkim

Lezha çel sezonin turistik, promovohet potenciali turistik dhe kulturor i qarkut

Australi/ Sulm me thikë në një qendër tregtare, raportohet për 4 viktima

Nata e dytë e tmerrit! Forcat ruse godasin Kievin, vriten 3 persona

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.