17:34 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ka një jetë që e vë në lojë, Edi Rama i uron ditëlindjen Florjan Binajt: Nuk jam tërbuar kurrë nga artistë si ai

10:50 | 12/10/2020
në Aktualitet, Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ka një jetë që e vë në lojë, Edi Rama i uron ditëlindjen Florjan Binajt: Nuk jam tërbuar kurrë nga artistë si ai

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që përmes një postimi në rrjetet sociale ti urojë ditëlindjen aktorit Florjan Binaj, i cili është i njohur për rolet e tij, ku vë në lojë numrin një të socialistëve. Sipas Ramës ai nuk mërzitet dot kurrë me një djalë king si Flori, dhe nuk e kupton sesi politikanët mund të mërziten nga imitime të tilla.

Postimi i Ramës:

FLORJAN BINAJ është një djalë king, me botë të bukur, i talentuar dhe i edukuar, që mes plot talenteve të ekranit të vogël ka spikatur me sozinë time në shfaqjen më popullore e më kreative televizive sipas meje, Portokallia e rekordeve të frikshme të audiencës televizive!

Nuk i kam kuptuar kurrë politikanët e udhëheqësit kur mërziten, e nganjëherë tërbohen nga vënia e tyre në lojë prej komedianëve e karikaturistëve, të cilët kur janë të zotë si Flori e si djemtë e vajzat e Portokallisë, si Sajmiri i Fiksit e i Stopit apo babai i të gjithë brezit të tyre, Agron Llakaj ose Bujar Kapexhiu i vizatimeve satirike, janë një lezet i madh për jetën publike dhe një burim energjish pozitive për konsumatorët e artit të tyre.

Arti i tyre ka pasur e ka një fuqi të butë emancipuese e lehtësuese tek ata që i ndjekin dhe Flori është mes atyre që e meritojnë t’u heqësh kapelen, për faktin domethënës se nuk bie në vulgaritetet tipike çedukative të disave brenda atij lloji.

Duke i uruar sozisë time gazmore ditëlindjen dhe shëndetin, forcën krijuese e çdo mirësi e mbarësi për veten e për të dashurit e vet, uroj njëkohësisht që energjitë pozitive të Florit e të kolegëve të tij të talentuar të çdo ekrani, ta ushqejnë sa më mirë publikun në këtë kohë posaçërisht sfiduese për të gjithë.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

E tríshtë/ Ndërron jetë në moshë të re drejtori i rëndësishëm në Bashkinë e Tiranës, para një jave i vdíq dhe i ati nga COVID 19

Para

Seri tërmetesh godasin Kretën, sa ishte magnituda më e madhe, banorët në alarm

Para
Seri tërmetesh godasin Kretën, sa ishte magnituda më e madhe, banorët në alarm

Seri tërmetesh godasin Kretën, sa ishte magnituda më e madhe, banorët në alarm

Discussion about this post

 



Të Fundit

SPAK çon për gjykim pesë shtetas për blerje votash, në zgjedhet 2023, në Rrogozhinë

Stuhia Floris godet Britaninë e Madhe, dëmtime hekurudhore dhe rrugore nga erërat e forta

Pas 11 vitesh në burg, ish-Kryeministri kroat Ivo Sanader lirohet me kusht

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në detin e Japonisë

Tjetër telefonatë mes Putin dhe Netanyahut, dy liderët diskutuan çështjen e Iranit

Tesla “merr me të mira” drejtorin ekzekutiv, Elon Musk-ut i dhurohet 29 miliardë dollarë

Qeveria refuzoi afatin e qëndrimit të tyre në vend, Pakistani rifillon dëbimin e 1.4 milion afganëve

Kosovë/ Një person dënohet me afro 5 vjet burgim për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan

Rusi/ Autobusi përplaset me trenin në Leningrad, 1 i vdekur dhe 11 të plagosur

Ministria e Jashtme reagon ndaj pretendimeve të PD: Letra për ODIHR, pjesë e komunikimit normal zgjedhor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.