19:42 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama dhe Kurti “përmenden” pas 5 orësh, dikush ka ndërprerë takimin mes tyre (FOTO)

23:42 | 25/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama dhe Kurti ‘ngujohen’ në kryeministri, çfarë po diskutojnë prej 285 minutash?

Albin Kurti dhe Edi Rama janë bërë të “gjallë” pas më shumë se 5 orësh që prej se ka nisur takimi mes tyre në kryeministri.

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka postuar një foto me Kurtin dhe me sa duket në axhendën e shefit të qeverisë ka qenë edhe një takim tjetër mbrëmjen e sotme, ai me aktorin e famshëm francez, Gerard Depardieu i cili po xhiron në Shqipëri filmin “Unë dhe Millosheviçi”.

Ky takim i përbashkët me aktorin ka shërbyer edhe për pushim sipas asaj që thotë edhe vetë Rama, ndërsa nuk dihet nëse takimi mes tij dhe Kurtit do të vijojë ende.

Prej orës 18:30 Albin Kurti ndodhet në zyrën e kryeministrit Edi Rama ndërsa deri më tani kanë kaluar më tepër se 5 orë që nga nisja e këtij takimi, për të cilin mendohet se kanë ndikuar edhe polemikat e shumta mes dy zyrtarëve kohët e fundit.

Ky takim vjen pas replikave në distancë mes Ramës dhe Kurtit dhe pas një ftohjeje të gjatë në marrëdhëniet e tyre, pikërisht për shkak të këtyre replikave.

Ndërkohë vetë kryeministri Edi Rama kishte lajmëruar një takim me Albin Kurtin për sot, e diçka të tillë e kishte konfirmuar edhe ky i fundit, por që diçka është fakt, dy liderët ai i PS-së dhe ai i VV-së kanë shumë për të diskutuar.

Debati mbi kufijtë, dialogu me Serbinë, “Minishengeni Ballkanik”, taksa ndaj Serbisë, krijimi i dikastereve apo zyrave të përbashkëta të dy qeverive… të paktën këto janë disa nga temat më të nxehta të cilat mendohet se janë pjesë e diskutimeve mbrëmjen e sotme mes tyre.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: albin kurtiedi ramagerard derpadieu
Pas

Nuk i shkoi në dasmën e djalit, Remzie Osmani tregon më në fund të vërtetën e sherrit me Shkurte Fejzën

Para

Dashuria, puna dhe financat/ Ja çfarë parashikojnë yjet për sot

Para
HOROSKOPI. 15 gusht 2018

Dashuria, puna dhe financat/ Ja çfarë parashikojnë yjet për sot

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Rusia ka përdorur gjerësisht armë kimike në Ukrainë”, Holanda bën thirrje për sanksione më të ashpra

Zbulimi i fundit, NASA-s gjen prova se planeti Mars mund të ketë qenë i banueshëm

Punonjësi bie duke montuar tendë, në hetim pronari i karburantit në Delvinë

PD kërkesë drejtuar KQZ: Na vini në dispozicion materialet filmike për të gjitha QV-të dhe zarfet e diasporës

Përmbytje tragjike në Teksas: 6 viktima, qindra të evakuuar

Shembet ndërtesa në Karaçi, 7 të vdekur dhe 8 të plagosur

Hamasi afër pranimit të marrëveshjes për armëpushim në Gaza

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni hap Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës më 10 korrik në Romë

Kapet me 20 gram kokainë në trup, arrestohet shqiptari në Itali

Futbollisti i njohur Thomas Partey, akuzohet për përdhunim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.