13:36 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama dhe Manastirliu takim me prindërit në Fier! Ministrja: Kërkojmë edhe angazhimin tuaj në marrjen e vendimeve

12:54 | 30/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama dhe Manastirliu takim me prindërit në Fier! Ministrja: Kërkojmë edhe angazhimin tuaj në marrjen e vendimeve

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu kanë vizituar shkollën “Janaq Kilica” në Fier. Rama dhe Manastirliu kanë vijuar takimet këshilluese me prindërit për kufizimin e rrjeteve si TikTok dhe Snapchat. Ministrja gjatë fjalës së saj ftoi të gjithë prindërit për të dhënë opinionin e tyre, pasi Manastirliu u shpreh se këto vendime duhet t’i marrin së bashku.

Më tej, ministrja vuri në dukje efektet negative të platformave të cilat shkaktojnë problemet dhe shqetësimet e shëndetit mendor tek fëmijët. Sipas Manastirliut, këto platforma sfidojnë autoritetin e mësuesve në shkolla përpara fëmijëve.

‘Vendime që duhet ti marrim së bashku. Nuk është i vetmi moment që po e mendojmë, por një prej momenteve të nxitur edhe nga vende të tjera në botë për kufizime të aksesit në platforma online. Duhet të marrim një opinion tuajin por edhe si të rrisim bashkëpunimin për veprimet e përbashkëta në funksion të rritjes së mëtejshme të sigurisë së fëmijëve brenda dhe jashtë shkollës. Kudo të kemi dhe të sigurojmë që fëmijët të jenë të mbrojtur. Kemi bërë hapa konkrete. Për rritjen dhe fuqizimin e instrumenteve kemi në dispozicion. Për të ditur si mësuesit të reagojnë për fenomene të dëmshme. Ajo që kemi bërë shumë e rëndësishme. Ajo që duhet të bëjmë një angazhim edhe më i madhe me trekëndëshin për sigurinë e fëmijëve, trinomi, mësues-nxënës-prindi.

Të angazhohemi të gjitha palët së bashku. Që të gjithë mjetet që kemi, strukturat ti shërbejnë këtij qëllimi. Duke krijuar edhe më shumë rrjetet parandalimi, duke fuqizuar edhe më tej ato ekzistuese, duke e parë teknologjinë si aleat. Duke i vendosur ndalim atyre platformave që sfidojnë autoritetin e mësuesve dhe çojnë në shqetësime për fëmijët por edhe për shëndetin mendor. Që nga studimet edhe nga hulumtimet edhe këto incidenca janë në rritje për efektet negative që prodhojnë TikTok apo Snaphat në deviacionet të sjellës së fëmijëve. Jemi prindër dhe duhet ta pranojmë që është një realitet i ri’, tha ministrja Manastirliu.

Ministrja Manastirliu shtoi më tej, se parandalimi i rasteve të dhunës në sistemin arsimor ka patur rritje. Duke përmendur ngjarjen tragjike pranë shkollës “Fan Noli”, ministrja kërkoi të reflektohet edhe më shumë në masat e shtuara për angazhimin e përbashkët familje-shkollë-komunitet.

‘2000 raste që lidhen me dhunën dhe 90% janë referuar tek prindërit, punonjësit sociale. Ka një rrjet parandalimi në gjithë sistemin tonë arsimor. Parandalimi që ndodh e tregon këtë. Ngjarja tragjike pak ditë më parë na ka shqetësuar të gjithëve. Kërkon edhe më shumë të reflektohet në masat e shtuara për angazhimin e përbashkëta familje-shkollë-komunitet’, shtoi Manastirliu.

Pas

Shpërthimi në Zubin Potok, Lajçak: Autorët e sabotimit të infrastrukturës kritike të Kosovës duhet të mbajnë përgjegjësi

Para

Rama: Për platformat e Tik Tok dhe Snapchat jemi mallra dhe kode, jo persona

Para
Rama: Për platformat e Tik Tok dhe Snapchat jemi mallra dhe kode, jo persona

Rama: Për platformat e Tik Tok dhe Snapchat jemi mallra dhe kode, jo persona

Discussion about this post

 



Të Fundit

RCS Sport & Events falënderon Policinë e Shtetit për garantimin e sigurisë gjatë etapave të Giro d’Italia në Shqipëri

Përplasje me armë në Greqi: Në pranga 12 shqiptarë e grekë, sekuestrohen armë e para

Finiq, Sarandë / Arrestohen dy shtetas për zjarrvënie të qëllimshme në një sipërfaqe toke me bimësi dhe pemë frutore(EMRAT)

Asgjësohen mbi 40 mijë bimë narkotike në territorin e qarkut Shkodër, procedohen penalisht 10 zyrtarë lokalë

Anija turke kapet në brigjet belge me qindra kg kokainë, 8 në pranga. Mes tyre një shqiptar

Aktivizohen sirenat në Izrael, dyshohet për sulm nga Jemeni

Shitje lëndësh narkotike dhe prostitucion, arrestohet shqiptari! Në pranga edhe dy vajza të huaja

Britania e Madhe dhe Siria rivendosin marrëdhënie diplomatike

Jepte lekë me fajde dhe kanoste qytetarë, arrestohet polici në Elbasan

Blushi i drejtohet Kongresit të Autoriteteve Lokale të KiE: Rama po shkel autonominë e pushtetit vendor, atentat ndaj Kushtetutës dhe demokracisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.