Allison Guerriero, ish- e dashura që denoncoi ish-zyrtarin e FBI Charles McGonigal, ka dhënë detaje lidhur me takimin e tij me kryeministrin Edi Rama.
Ajo tha se nuk e dinte arsyen e takimin mes Ramës dhe McGonigal, por që të dy flisnin në telefon dhe se ishin miq.
Më tej Guerriero theksoi se ish-zyrtari i FBI-së i tregonte se Ramën e kishte mik të mirë, ndërsa u shpreh se nuk ishte takuar asnjëherë me Agron Nezën, mirëpo tha se Charles e ka përmendur shpesh herë dhe se së bashku kanë udhëtuar në disa vende, madje kanë shkuar edhe në Kosovë.
“Nuk e di se cilat ishin marrëveshjet nuk më kujtohen se çfarë kishte në atë email se isha e dehur. Di gjë ai do të shkonte në Shqipëri dhe do të kthehej në Kosovë pa i treguar FBI, kjo është ajo që di. Ai do të shkonte të takohej me kryeministrin Rama, nuk më thoshte kush ishte objektivi i takimit
Besoj se ishin miq personal dhe flisnin në telefon me njeri tjetrin. Charles ka marrë në telefon kryeministrin Rama në prezencën time, jo shpesh por më thoshte që e kishte mik të mirë po kaq.
Unë nuk e kam takuar zotin Neza, Charle e ka përmendur që ishte një mik i vet por kaq, që kishin udhëtuar bashkë në Shqipëri, në Vjenë dhe që kishin shkuar me makinë nga Shqipëria në Kosovë”, tha ajo për “Euronews”.