I jepet sot lamtumira e fundit analistit Andrea Stefani. Të pranishëm në homazhet në nder të tij kanë qenë të pranishëm figura të rëndësishme publike në vend. Stefani humbi betejën me sëmundjen e rëndë në stomak, të shtunën në Itali.
Në ambjentet e Hollit të RTSH-së kanë mbërritur njëri pas tjetrit disa prej figurave më të rëndësishme.
Kryeministri Rama e ka bërë në këmbë rrugën që lidh kryeministrinë me Televizionin. Homazhe pranë trupit të Stefanit kanë bërë edhe Ministrja Kodheli, ish-presidenti Moisiu, Ilir Beqja dhe figura të tjera.
Varrimi i tij do të bëhet në varrezat e Tufinës në orën 13:00.
Discussion about this post