Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa.
Në këtë konferencë për shtyp, Antonio Costa ka dhënë përgëzimet e tij për realizimin e Samitit të Tiranës.
Ndërkaq, diskutimet patën prioritet anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe Presidenti Costa ka theksuar se, nëse Shqipëria vijon të zhvillohet me këtë ritëm, anëtarësimi në BE do të bëhet më shpejt se në 2030.