Kryeministri Edi Rama dhe Ambasadori i BE, Luigi Soreca, kanë qenë mëngjesin e sotëm pranë fermerëve në qytetin e Lushnjes. Kreu i Qeverisë u bëri apel fermerëve që të organizohen në kooperativa, si e vetmja zgjidhje, sipas kreut të Qeverisë, që prodhimet të shiten.
“Kjo është tamam kooperativë, por me interesin individual të secilit, sipas asaj që prodhon. Është e vetmja zgjidhje, nuk bëhet më të prodhojë secili dhe pastaj dil në protestë ku ti shesim. Ja ky është sistemit, është i vetmi sistem. Shumë gjë e madhe ky program, se njerëzit e shikojnë fshatin nga larg dhe e vetmja gjë që marrin vesh është kur dalin ato kronikat që thonë nuk na shiten prodhimet.
Sic e shikoni, këtu tregu është krejtësisht i ri dhe me standardet e Bashkimit Europian. Kemi rilindur bujqësinë dhe për këtë flasin faktet. Me durim duhet të bëjmë gjithçka. Media nuk merret me lajmet e mira, por me të këqijat. Merret me disa që hedhin në tokë domatet e nuk sheh këtë realitet, sepse nuk dëshiron. Ne si qeveri jemi në mbështetje të bujqësisë, Shqipëria e BE po investojnë në sektorët bujqësorë”, tha Rama.
Ndërkohë, Ambasadori i BE, Luigi Soreca e vuri theksin tek investimet e BE, ndërsa u shpreh se kanë qenë mijëra vetë që kanë qenë pjesë e projektit e që përfitojnë prej tij. “Jam i lumtur për investimin e BE. Investimet në bujqësi janë të mirëpritura. Me mijëra persona kanë qenë pjesë e projektit e që përfitojnë prej tij”, u shpreh Soreca.
Ndërkohë që ajo që të bën përshtypje janë fjalët e mira që thonë vetë drejtuesit e kësaj ferme, në një kohë që vazhdimisht ka pasur pro.testa për mungesën e tregut dhe uljen e çmimeve për produktet, nën koston e prodhimit.
Discussion about this post