Partia Demokratike ka 17 ditë që vijon një protest maratonë përpara kryeministrisë me kërkesën e vetme: zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në kërkesat e saj të herëpashershme ajo kërkon që vendi të çlirohet nga lidhjet që qeveria ka me krimin.
Dhe për këtë nuk kanë munguar as rastet e shumta që deputetë apo përfaqësues brenda mazhorancës kanë patur apo kanë me krimin. Jo pak po 3 deputetë dhe kryebashkiakë kanë ‘’rënë’’ pre e këtij ligji e shumë të tjerë janë nën hetim.
‘’Për pushtet Edi Rama u lidh me kriminelët. Me Arben Ndokën, Armando Pengën, Artur Bushin, Elvis Roshin etj. Edi Rama i futi me vetëdije në listat e PS-së. Edi Rama do pushtet dhe para dhe për këtë ka nevojë për kriminelët’’, thuhet ndër të tjera në spotin e Partisë Demokratike.
Në fakt ky spot nuk ka zë po vetëm tekst të shkruar dhe një muzikë si sfond. Nuk dihet nëse kjo mënyrë e ndërtimit të videos është bërë me qëllim që vëmendja të përqëndrohet te imazhet. (E.K/SHUPLAKA)