Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kanë inspektuar ditën e sotme rikonstruksionin e godinave në “Qytetin Studenti”.
Rama deklaroi se ndërkohë që në Tiranë ky process është në avancim, edhe në qytetet e tjera të vendit do të bëhet e njëjta gjë, ku do të ndërhyhet për rikonstruksinin e konviktevenë Gjirokastër, Shkodër, Elbasan dhe Korçë. Për këtë të fundit, Kryeministri tha se puna sapo ka nisur.
“Korça ka filluar, Shkodra po ashtu është në proces dhe për ta filluar, ndërkohë që këto ditë fillon, Elbasani, Vlora dhe Gjirokastra. Fillimi i ndërtimit për kampusin nga pranvera e vitit tjetër.”-tha Rama.
Kryeministri theksoi se deri tani ka përfunduar rikonstruksioni në 11 konvikte, ndërsa gjashtë të tjerë janë në proces e sipër. Gjithashtu shefi i qeverisë prezantoi edhe një ide të re, e cila tha se do t’u krijojë mundësi ekstra studentëve që të administrojnë vetë godinat
“Në Qytetin Studenti ku ka përfunduar rikonstruksioni⚒ i 11 konvikteve? dhe janë drejt përfundimit edhe 6 godina të tjera. Për herë të parë, godinat do të administrohen nga vetë studentët????. Në çdo godinë e në çdo kat një student do të jetë përgjegjës për zgjidhjen e çdo problemi me mirëmbajtjen dhe mbarëvajtjen e punëve të godinës. Ndërkohë kantieret janë hapur edhe në konviktet e Korçës, Shkodrës, Elbasanit, së shpejti edhe në Vlorë e Gjirokastër.
#Paktipëruniversitetin?”-shkruan kryeministri në Facebook.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/497819627451576/