23:34 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama dhe Xhafaj mirënjohje për patrullën e policisë në Fier: Nëse keqbërësit nuk ulin armët kjo është përgjigja që ata do të marrin

18:49 | 26/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama dhe Xhafaj mirënjohje për patrullën e policisë në Fier: Nëse keqbërësit nuk ulin armët kjo është përgjigja që ata do të marrin

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, shprehën mirënjohje ndaj patrullës së policisë, që pak ditë më parë, ndërhynë duke shmangur një ngjarje të rëndë në familjen e të moshuarve në Fier, që u sulmuan nga grabitës të armatosur.

Rama u shpreh se nëse keqbërësit nuk pranojnë të ulin armët dhe me armë do të kërcënojnë jetën e qytetarëve dhe punonjësve të policisë, kjo është përgjigjia që do të marrin në çdo rast.

“Nëse keqbërësit nuk pranojnë të ulin armët dhe me armë do të kërcënojnë jetën e qytetarëve dhe punonjësve të policisë, kjo është përgjigjia që do të marrin në çdo rast, sikundër ndodhi në Fier. Ka marrë fund njëherë e mirë koha kur bragitësit sulmojnë si në han pa portat bizneset dhe banesat e qytetarëve, pasi do të ketë gjithmonë një reagim të fortë të policisë për t’i arrestuar dhe për t’i çuar prapa hekurave. Sikundër ka marrë fund koha kur punonjësit e policisë braktiseshin në rrugë ndaj krimit, koha kur kriminelët shkonin të bënin homazhe për ushtarakët e vrarë”, tha Rama.

Ndërkohë që ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka shprehur mirënjohje për punonjësit e Policisë së Shtetit, që mes plumbava mbrojtën të moshuarit në Fier që tentuan të grabisin një familje.

Edhe pse jeta e këtyre punonjësve të policisë u vu në rrezik real nga sulmi i armatosur, i menjëhershëm dhe i papritur i grupit kriminal, ata nuk hezituan të përmbushnin detyrën që kushtetuta dhe ligji iu ka ngarkuar. Në këtë mënyrë ata justifikuan besimin që qytetarët e Fierit, por edhe të gjithë Shqipërisë kanë sot tek punonjësi i Policisë së Shtetit. Natyrisht askush nuk është i lumtur kur humbet një jetë, qoftë kjo edhe e një personi të përfshirë në krim, por nga ana tjetër ne nuk mundemi të jemi aspak të druajtur që Policia e Shtetit t’i përgjigjet në mënyrën e merituar kujtdo që jo vetëm kryen veprimtari kriminale, por më shumë akoma sulmon me armë punonjësit e Policisë së Shtetit.

Xhafaj ka theksuar edhe rëndësinë e nisjes së zbatimit të reformës në drejtësi.

“Përtej dyshimit të mosbesuesve për fatin e keq të atyre që u përpoqën ta bllokonin, reforma në drejtësi po fillon të funksionojë. Garantojmë se policia do jetë në vijën e parë të frontit si e parashikon ligji dhe së bashku me prokurornë dhe agjencitë e reja ligjzbatuese do godasë me forcën e ligjit paligjshmërinë”.

(M.Q./Faxweb)

Etiketa: Edi Rama-fatmir xhafaj
Pas

Paralajmërimi/ Ambasada Amerikane e publikon: “Veprimet e Rusisë do të kenë pasoja”

Para

Partnerja e yllit të futbollit u bën apel vajzave: Jam penduar, mos e bëni kurrë këtë gjë

Para
Partnerja e yllit të futbollit u bën apel vajzave: Jam penduar, mos e bëni kurrë këtë gjë

Partnerja e yllit të futbollit u bën apel vajzave: Jam penduar, mos e bëni kurrë këtë gjë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.