Ditën e sotme nëpërmjet një postim mbi pasqyrimin e rezultateve të Policisë së Shtetit kryeministri Rama shkruajti : “Forca e Ligjit në Veprim- Semestri i parë i 2018 një pasqyrë rezultatesh shumë pozitive të Policisë së Shtetit dhe një bazë e sigurtë për thellimin e luftës kundër krimit të çdo natyre #Policiaqëduam”.
Mirëpo duket se komentuesit nuk janë në të njëjtën mendje. Ata i kanë kërkuar llogari kryeminstrit dhe e kanë sugjeruar që të punojë, pasi në Shqipëri ka shumë mungesa dhe sidomos në sektorin e rendit dhe mbrojtjes.
Një komentues i shkruan:”Rama krimi luftohet që tek HAJDUTËT vertikalish nga ju e deri tek hajdutët e autobuzave qe po bëjnë namin, nuk lan qytetarë që hyp në autobuz pa kontrolluar dhe me e keqja që policia mjaftohet me një marrje denoncimi dhe kaq pra policia në këtë dejtim është NUL.”
Kryeminstri Rama I përgjigjet: “Ti mua me merr te keqen o Zef, po unë s’të vë faj se në kokën e njerëzve që s’duan te mendojne mbillet kollaj fara e budallallekut qe shperndajne politikanet pa din e pa iman!”
Por ajo që vihet re, është fakti se kryeministri pothuajse çdo komenti i është përgjigjur.
(E.V/Faxweb.al)