03:41 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Rama do bënte ç’të donte me kundërshtarët”, ish-ministri flet për ‘AntiKÇK’: Policia do të hetojë kë ti dojë qejfi

19:09 | 24/11/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Rama do bënte ç’të donte me kundërshtarët”, ish-ministri flet për ‘AntiKÇK’: Policia do të hetojë kë ti dojë qejfi

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka radhitur disa nga pasojat e draftit paraprak siç e quan ai projektligjin e qeverisë për ndërtimin e asaj që kryeministri Edi Rama e ka quajtur “Paketa Speciale AntiKÇK”.

Sipas Manjanit, me këtë projektligj po shkohet drejt një sistemi paralel të drejtësisë, konkretisht me BKH dhe SPAK porn ë dallim nga këto të dija, “AntiKÇK’ do të jetë në varësi të qeverisë, pra e varur politikisht.

Sipas ish-ministrit, projekti e anashkalon procesin e rregullt gjyqsor hetimor. Gjykata e prokuroria ngjajnë si agjensi legalizimi të ndërhyrjeve që policia bën sipas qejfit!

“Projekti në formë e në titull ka qëllim të parandalojë terrorizmin, krimin e organizuar dhe krimet e rënda. Në përmbajtjen e tij, Policia ka të drejtë të ndërhyjë në liritë e të drejtat themelore të gjithkujt, nëse mbi të ka një dyshim për njërin nga 2/3 e neneve të Kodit Penal, që ky projekt ja njeh policisë si detyrë për ti hetuar!!!  Praktikisht policia heton për çdo vepër penale”, shkruan ndër të tjera Manjani.

Reagimi i plotë:

Disa konsiderata paraprake mbi projekt ligjin që reklamon Rama si Anti-KÇK.

Na një lexim i shpejtë i projekt ligjit për Parandalimin e terrorizmit…., të cilin Rama e reklamon si anti KÇK, me tërheqin vemendjen këto elementë kryesore:

  1. Thuajse të gjitha paragrafët e projekt ligjit fillojnë me fjalët “Policia e Shtetit”. Në tekst vihen re terma të tilla si “Policia urdhëron”; ” bllokon”; “përgjon”; “kontrollon”; “sekuestron”; “heton”. Këto terma ligjorë edhe gjykatat nuk i kanë asnjëherë të plota. Kurse sipas këtij projekti Policia e Shtetit i ka të plota!!!
  2. Projekti në formë e në titull ka qëllim të parandalojë terrorizmin, krimin e organizuar dhe krimet e rënda. Në përmbajtjen e tij, Policia ka të drejtë të ndërhyjë në liritë e të drejtat themelore të gjithkujt, nëse mbi të ka një dyshim për njërin nga 2/3 e neneve të Kodit Penal, që ky projekt ja njeh policisë si detyrë për ti hetuar!!! Praktikisht policia heton për çdo vepër penale.
  3. Projekti e anashkalon procesin e rregullt gjyqsor hetimor. Gjykata e prokuroria ngjajnë si agjensi legalizimi të ndërhyrjeve që policia bën sipas qejfit!!!

Madje gjykatësit e Prokurorët janë subjekte hetimore nga policia!!!

  1. Madje një nen në projekt përcakton se pavarësisht çfarë bën SPAK, BHKH dhe Gjykata për një rast konkret, policia bën veprime hetimore paralele!!!

Pra me pak fjalë, me një ligj të vetëm bie poshtë e gjithë struktura shtetërore e ndërtuar sipas Kushtetutës, për të hetuar e ndëshkuar krimin. Bashkë me ta bie poshtë i gjithë proçesi i rregullt ligjor. Madje bie poshtë edhe vetë reforma në drejtësi.

Projekt ligji është në fakt instrumenti më i rrezikshëm që po ti jepet në dorë qeverisë së sotme moniste, mund të bëjë ç’të dojë me cilindo kundërshtar ose të pabindur të saj. Policia është institucion thellësisht i varur nga pushteti politik.

Në kushte normale Policia e Shtetit është nën hyqmin e organeve të drejtësisë. Me këtë projekt ajo shpallet organ drejtësie me vete, madje edhe më e lartë se vetë drejtësia në disa raste!!!

Edhe SPAK e BKH, ky ligj i anashkalon!!! Të jetë vallë produkt i të huajve kjo gjë?!

Duan apo sduan që këto institucione të reja të krijohen?! 

Për herë të fundit që ky ligj ka vepruar kështu, vendi ka qenë zyrtisht i quajtur Diktaturë!

Ta duan vallë të huajt diktaturën?! Megjithë kritikat që kemi, nuk e kemi dëgjuar këtë gjë nga ata.

Mezi po pres të shoh kush nga agjensitë e huaja e mbështet këtë ligj. Mesa di ata që u morën me Reformën në Drejtësi nuk janë mbështetës të nismave të tilla që paralelizojnë veprimtarinë e SPAK dhe BKH. Pra ata nuk janë, natyrshëm pas kësaj nisme. Megjithatë të shohim, se mbase ka të tjerë…

Zoti e bëftë mirë, por ky duket fundi i sundimit të ligjit dhe fillimi i sundimit të pushtetit politik!  Ky i fundit nuk është e thënë të jetë gjithmonë Edi Rama… nëse kundërshtarëve të tij ju bie në dorë ky ligj as në atë botë sdo ta lënë të qetë…

Ende shpresoj se do gjendet një arësye që të bëhet drejtësia e re dhe ti lëmë ata të punojnë.

Të jem i sinqertë,  një ligj i tillë nën drejtimin e drejtësisë do ishte të paktën më i pranueshëm.  Por nën hyqmin e pushtetit politik është i PAPRANUESHËM!

Sidoqoftë, këto komente të miat janë mbi një draft paraprak të këtij ligji. Të shohim dhe draftin zyrtar…

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: antikckedi ramaylli manjani
Pas

“Nga Greqia në Dubai”, ja si mburrej “Zogu i Tiranës”: Nuk jetoj dot pa luksin

Para

“Jam Frani nga Lezha, e dua shumë”, gruaja shokohet nga i ftuari në studio: E di që je e martuar

Para
VIDEO EPIKE/ “Më falni për shprehjen”, nuk përmbahet dot Basha: Duhet të kishim qenë më ‘kopila’

“Jam Frani nga Lezha, e dua shumë”, gruaja shokohet nga i ftuari në studio: E di që je e martuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.