Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që do të mbahet në Uashington në datat 9 – 11 gusht, mëson gazetarja e Report Tv, Raziela Myslimaj.
Njëra prej gjërave kryesore që do të bjerë në sy gjatë këtij samiti është formulimi në deklaratën përfundimtare në lidhje me gjasat e Ukrainës për anëtarësim në NATO.
Përpilimi i këtij dokument, i cili përbëhet zakonisht nga disa faqe, është duke ndodhur tash e disa javë në zyrat qendrore të NATO-s në Bruksel. Por, mospajtimet kryesore kanë të bëjnë me mënyrën e saktë të përshkrimit të gjasave të Ukrainës për t’iu bashkuar aleancës.