Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka reaguar sot pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në shtëpinë e krushkut të tij në Goranxi të Dropullit.
“I shndërruar në kyefjalë të delirium-it Rama 24h e fundit, interesimit të medias dhe opinionit i përgjigjem se nuk merrem më me këtë njeri’, shkruan Dule në Twitter.
Më herët, në vijim të vizitës së tij në Gjirokastër, Rama drekoi në fshatin Goranxi në Dropull në familje minoritare.
Llambi Varsami, i zoti i shtëpisë i cili i shërbeu raki kryeministrit i tha se Dulen e kishte krushk.
“Bashën e rregulluam, po Vangjel Dules si t’ja bëjmë”,-tha Ram nga Dropulli. (M.D/Shuplaka)