Mediat greke shkruajnë për një vizitë të fshehtë të Edi Ramës në vendin fqinj. Sipas të njëjtave burime vizita e Ramës në Greqi ka ndodhur pasditen e së enjtes.
Trikalavoice.gr shkruan se Rama drekoi në restorantin “Aigli” të hotelit “Panellinion” në qendër të Trikalës dhe menjëherë më pas shijoi kafenë në hijen e sheshit, jashtë tij.
Sipas të njëjtave burime Rama shoqërohej vetëm nga rojet e tij. Gazeta greke shkruan se ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, sot kryeministri shqiptar, ka qenë edhe në të kaluarën Trikala, si mik nderi i komunitetit të përhershëm shqiptar që jetonte atje. Kryeministria nuk ka dhënë asnjë detaj për këtë vizitë.
Ndërkaq në rrjetet sociale, Arben Llalla ka publikuar disa foto ku ka drekuar dhe pushuar kryeministri Rama, ditën e enjte. Llalla ka zbuluar edhe arsyen e vizitëz ku shkruan se “ishte për të marë pjesë si Mbrojtës i Ortodoksisë Greke në meshën e një murku në një Monastirë.”
“Ju sjellim fotot ku drekojë dhe pushojë Edi Rama ditën e enjte në Trikalla të Greqisë. Por përse ishte Rama në Trikalla? Ishte për të marë pjesë si Mbrojtës i Ortodoksisë Greke në meshën e një murku në një Monastirë.”- shkruan Arben Llalla.
(M.Q/Faxweb.al)