Pas deklaratës së kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, lidhur me rezultatin e zgjedhjeve dhe faktin që nuk dha dorëheqjen, ka reaguar edhe deputeti Arben Imami.
Në një lidhje telefonike në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, Imami u shpreh se kryeministri Edi Rama duhet të falenderojë Bashën për fitoren, ndërsa kërkoi largimin e këtij të fundit nga posti i kryetarit të partisë.
“Edi Rama duhet ta falenderojë shumë Lulzim Bashën, sepse nuk do të kishte fituar kurrsesi. Me gjithë respektin, duhet të largohet nga posti i kryetarit të partisë.”, deklaroi Imami.
Kujtojmë se Imami dhe Jozefina Topalli, kërkuan dorëheqjen e Bashës që para fillimit të fushatës së Partisë Demokratike. (D.D/Shuplaka)