20:35 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama ‘dush të ftohtë’ operatorëve turistikë: Nëse nuk doni kontrolle, paguani detyrimin te bashkia

11:59 | 23/03/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama ‘dush të ftohtë’ operatorëve turistikë: Nëse nuk doni kontrolle, paguani detyrimin te bashkia

Kryeministri Edi Rama me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaron, zhvilluan një takim me turoperatorët dhe kryetarët e bashkive bregdetare për përgatitjet për sezonin veror 2025.

Kumbaro tha se këtë vit do të kemi 973 stacione publike plazhi.

“Kemi këtë vit, 973 stacione plazhi publike si asnjë herë më parë, gjithashtu rregullin që në 1 km vijë bregdetare 300 metra të jenë publik. Për të mos qenë vetëm ne anën e publikut, sepse investitorët janë motori i zhvillimit, i kemi dhënë prioritet bizneseve me investime serioze akomoduese. Prioritet u është dhënë strukturave akomoduese me kategorizim nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Nuk ka qenë proces i lehtë, edhe pse është proces i ri. Kemi qenë në komunikim të përjavshëm edhe me kryetarët e bashkive. Stacionet e plazhit nuk duhet të jenë biznesi kryesor. Biznesi kryesor është turizmi i qëndrueshëm, plazhi është një aksesor për të krijuar eksperienca për turistët. Plani i masave është gati për këtë sezon veror, është ngritur task-forca”, tha Kumbaro.

Ndërsa Rama kërkoi që bashkitë të kenë ofertën e tyre, krahas ofertës së privatit për plazhet.

“Të ndërtohet një sistem bashkiak, ku bashkia jo vetëm të ruajë, por të zhvillojë një sipërmarrje bashkiake. Mirë është që të gjitha bashkitë të kenë ofertën e tyre, paralele me ofertën e operatorëve privatë. Kuptohet, me një gamë shërbimi më modeste, sepse nuk do të ndërtojnë bashkitë edhe beach bar-e”, u shpreh Rama.

Nga Vlorë, ai u tërhoqi vëmendjen operatorëve, kur kërkoi që të deklarojnë të gjitha netët e fjetjes.

“Bëni një hile të madhe me deklarimin e netëve të fjetjes. Për t’ju dhënë mundësi që të dilnin faqebardhë, ju kemi ulur TVSH-në prej vitesh, më poshtë se të tëra vendet e tjera. Jua kemi ulur 6% që të deklaroni se sa… nga 10 milionë e 555 mijë turistë në 2023, 3 milionë e ca netë të deklaruara qëndrimi. Është pak problem. Këtë vit do t’ju japim mundësinë që ju të bëni paradeklarim. Nëse nuk doni as kontrolle, deri në maj, do të paguani detyrimin te bashkia. Përgatituni se në 2026 nuk do keni nga të lëvizni më se do fusim platformën digjitale e-visitors”.

 

Etiketa: Kumbarorama
Pas

Papa Françesku lë spitalin! Mjekët: Ka rënë në peshë, por nuk kishte Covid

Para

“Ulqini nuk është në shitje”/ Protestë kundër tenderit për plazhet publike, kryeministri malazez: Arabët u tërhoqën

Para
“Ulqini nuk është në shitje”/ Protestë kundër tenderit për plazhet publike, kryeministri malazez: Arabët u tërhoqën

“Ulqini nuk është në shitje”/ Protestë kundër tenderit për plazhet publike, kryeministri malazez: Arabët u tërhoqën

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.