Sipas analistit Andi Bushati, pas zgjedhjeve, Rama e ka të pamundur të sigurojë 71 mandate në parlament dhe do ketë dy rrugë për të qeverisur, ose sërish me LSI, ose me PD-në.
“Për mua 71 mandate janë të pamundura. Dhe PS ka dy rrugëdalje, ose do përsërisë koalicionin me LSI. Pjesa e dytë është që Rama të shkojë drejt një koalicioni të madh, PD-PS, në emër të asaj që Rama premtoi…Kjo do varet nga zgjedhja politike që do bëjë Rama. Për të qeverisur i qetë, Rama do qeverisë me Metën, nëse do dojë një lloj frymëmarrje, do bëjë një koalicion të madh, sikur ka një paqe sociale e per te arritur disa qellime evropiane, mund të zgjidhte koalicionin me PD”, -tha Bushati.
“Për herë të parë këto katër vjet kam parë në parlament deputetë socialistë që duartokisnin Berishën, papritur u gjetëm në një koalicion fallso por i panatyrshëm.
LSI këtë pakt e ka përjetuar si një marrëveshje kundër saj , si marrëveshje e jashtme si ajo e 2008-ës.
Fraza e Ramës sot mbante një pardoks brenda, shyqyr që e kemi PD por nuk duhet votuar. Rama sot është një kryeministër që nuk do ketë fasadën demokratike të zgjedhjeve por se do mundë një kundërshtar serioz. Berisha bëri rolin e gastorit, Blushi tha gjëra që nuk është se ishin të pavërteta, të shikoje si e mbronin njëri tjetrin.
Po të shohësh ligjin për mënyrën si do tu impnohej TV-ve, duket që gjithë kjo marrëveshja është për të ricikluar të njëjtën kastë politike, nuk keni zgejhdjeo mes PD ose mes PS. Gjithcka ka pasur përkujdesjen që në fund të kemi votime por jo zgjedhje”,-vijoi më tej Bushati.
(M.D/Shuplaka)