Kryeministri Edi Rama nëpërmjet komunikimit në Facebook ka sqaruar edhe një herë planin për kthimin e emigrantëve të bllokuar në vende të ndryshme pas mbylljes së kufijve si pasojë e pandemisë globale.
“Do kthejmë mbi 1300 emigrantë, nuk do kthehen ata që jetojnë ata në vende të huaja e thonë se duke qenë se qeveria do marr shqiptarët të vijnë e ata se nuk ka shumë të prekur nga korona.
Jo nuk do bëjmë këtë gjë ata që do kthehen janë liste e mbyllur dhe janë të gjithë ata që janë bllokuar në javët e fundit. Shumë shpejt ministria e Infrastrukturës do bëj publike detajet”, u shpreh Rama.