Rama e ëndërron Blushi e realizon, hipën majë furgonit dhe s’i jep keq (VIDEO).
Me rrip dhe në një video “Live” në rrjetet sociale Ben Blushi s’duket t’i japë keq fugonit të “LIBRA”-s. Kjo ka qenë mënyra e tij krejt e re për të publikuar programin e partisë që drejton.
Duhet thënë se me vete ka dhe një staf që kujdeset për ta pyetur Blushin në lidhje me problametikat e qytetarëve.
Nuk dihet pse Blushi ka zgjedhur këtë formë të veçantë për prezantimin e programit, ndoshta kjo është një formë për t’i treguar kryeministrit Rama që s’ka as patentë sesi drejtohet makina.
Furgoni i LIBRA ka kaluar në disa lagje të Tiranës dhe tashmë i është drejtuar qytetit të Elbasanit. (E.K/SHUPLAKA)