Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu ka dalë sot në një deklaratë për mediat në lidhje me personat e arrestuar për protestën e djeshme.
Shehu u shpreh se ai kërkon lirimin e menjëhershëm të qytetarëve të arrestuar. I pyetur nga gazetarët kreu i Bashkisë së Kukësit tha se nuk do ta takojë kryeministrin Rama sa kohë që qytetarët arrestohen.
“Kukësi është kthyer në një shtetrrethim policor. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm e të gjithë qytetarëve të shoqëruar në këto ditët e fundit.
Ka edhe brenda protestuesve socialistë të ndershëm. Nuk bëhet kjo punë me përjashtime. Kryeminsitri duhet të ulet me qytetarët.
Përkrah fuqimisht qytetarët e mi në kërkesat e tyre, i kërkoj qeverisë që të reflektojë, të bëjë detyrën dhe të mos lërë qytetarët vetëm. Nuk shkoj në takim me Edi Ramën sa kohë që qytetarët arrestohen’’, është shprehur Shehu.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post