06:03 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama e inaguroi me bujë, Safet Gjici gjobit me 52 milionë lekë kompaninë minerare

16:46 | 07/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama e inaguroi me bujë, Safet Gjici gjobit me 52 milionë lekë kompaninë minerare

Bashkia e Kukësit ka gjobitur me 52 milion lekë gjobë kompaninë minerare n“IMI sh.p.k”.

Mësohet se arsyeja e gjobitjes është për shkak të dëmtimit të ambientit. Por jo vetëm gjoba pasi raportohet se kësaj kompanie i është bllokuar dhe aktiviteti.

“Kompania nuk ka respektuar ligjin. Nuk ka vendim për heqjen nga fondi pyjor që është shumë e rëndësishme. Punon pa leje. Ka hapur disa rrugë pa leje nga bashkia. Ne kemi kërkuar që kompania të respektoje ligjin dhe derisa të jetë në bazë të rregullave dhe ligjit. Ne nuk do ta heqim bllokimin. Mbi të gjitha kompania në zonë ka bërë masakër mjedisore. Të gjitha inertet janë hedhur në liqen. Kompania nuk ka zbatuar kontratën me ministrinë e linjës sa përket investimit në zonë nga fitimi.

Në zonë nuk ka bërë asnjë investim infrastrukturor. Drejtoria dhe inspektorati i mjedisit nga kontrollet në terren ka konstatuar dëme të llahtarshme në mjedis. Për këtë kompania është gjobitur. Kjo kompani prej vitesh punon pa letra. Punon në të zezë. Derisa kompania të paguaj 52 milionë lekë gjobë dhe dëm mjedisor sa është konstatuar nga ekspertet e bashkisë, kompania do të jetë e bllokuar. Shiriti do të hiqet vetëm atëherë kur kompania të zbatojë ligjin. Të paguajë borxhin.” tha kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.

Ndërkohë kjo fabrikë është inaguruar dy vite më parë nga kryeministri Edi Rama, i cili deklaronte asokohë se fabrika përdor tekonologjinë më të fundit të përpunimit të kromit.

“Në fabrikën e re të pasurimit të kromit në Kalimash të Kukësit ku janë investuar 3.5 milionë euro për vendosjen e teknologjisë më të fundit dhe në këtë fazë të parë janë punësuar 35 punonjës për përpunimin e avancuar të kromit dhe eksportin e drejtpërdrejtë të tij.

Ky investim i rëndësishëm për zonën do të rritet më tej me 1.1 milionë euro duke rritur kapacitetin e prodhimit dhe numrin e të punësuarve në zonë me 150 punonjës të tjerë, pagat e të cilëve janë nga 400 mijë në 2.2 milionë lekë. #PërShqipërinëQëDuam????  #Shtet? #Punë? #Mirëqenie?  #PS?”- shkruante Rama.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: edi ramagjobitet me 52 milione dollare kompaniasafet gjici
Pas

Zyrtare/ Kush janë yjet?! Anglia publikon listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Kosovës

Para

Donacioni i JUMBO, fëmijët e Qendrës në Durrës bëhen me mjedise të reja

Para
Donacioni i JUMBO, fëmijët e Qendrës në Durrës bëhen me mjedise të reja

Donacioni i JUMBO, fëmijët e Qendrës në Durrës bëhen me mjedise të reja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

Tragjedi në Vietnam: Përmbyset anije turistike, 34 të vdekur

Ksamil, dhunohet në sy të pushuesve një 46-vjeçar

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

Shembja e ndërtesës në Afrikë u mori jetën 34 personave, hetimet zbulojnë se tragjedia mund të shmangej: Vrimat në godinë mbuloheshin me rërë

Zjarri në Belishovë: Situata nën kontroll, por mbikëqyrja vijon gjatë natës

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.