Ish-deputeti i PD-së Edi Paloka në një postim në Facebook u bën thirrje forcave të policisë dhe të gjithë organeve të drejtësisë dhe rendit të mos bëhen pjesë e grushtit të shtetit që Edi Rama po përgatit nëpërmjet Lleshajt dhe Arta Markur për të ruajtur pushtetin e kryeministrit. “Kush po vihet ne sherbim te Rames , kush ka vendosur te sakrifikohet per te mbrojtur milionat e vjedhura te Rames dhe pushtetin e tij kriminal duhet ta dije se dita kur gjithesecili do te mbaje pergjegjesi nuk eshte larg”, shkruan ai.
Kjo deklaratë e Palokës vjen në një moment kur të gjitha bashkitë e PD-së dhe të aleatëve të saj po kërkojnë me forcë lirimin e KZAZ-ve të bllokuara nga KQZ për zhvillimin e procesit zgjedhor. Në Burrel, Kamëz dhe Kukës ka pasur disa persona të lënduar, mes të cilëve dhe policë.
Statusi i Palokës
Rama , Lleshaj dhe Arta Marku po konsumojne dita, dites grushtin e shtetit qe synon te mbaj ne pushtet me dhune kreun e aleances se krimit .
Rama ka urdheruar zagaret e tij , qe ne kundershtim me ligjin, ne kundershtim me Dekretin e Presidentit qe ka anulluar daten e zgjedhjeve, te angazhojne me urdhera te jashteligjshem policine e shtetit kunder qytetareve, nga taksat e te cileve paguhet policia.
Organet e rendit dhe te drejtesise , kane detyrimin te zbatojne ligjin dhe jo te behen pjese e grushtit te shtetit duke zbatuar urdherat e paligjshem te Lleshajt dhe te Rames.
Kush po vihet ne sherbim te Rames , kush ka vendosur te sakrifikohet per te mbrojtur milionat e vjedhura te Rames dhe pushtetin e tij kriminal duhet ta dije se dita kur gjithesecili do te mbaje pergjegjesi nuk eshte larg.
Rama eshte ne vilen e tij te bunkerizuar, helikopterin e ka ne gatishmeri , milionat te siguruara ne off-shore dhe vazhdon te jap urdhera te kundraligjshem ndersa ndjek nga televizori pasojat e akteve te tij.
Kush zbaton urdherat e te cmendurit, ta dije se po behet ne menyre te vullnetshme apo te pavullnetshme , pjese e nje grushti shteti kunder qytetareve te ketij vendi, ku ne kemi ndermend te jetojme e te rrisim femijet edhe pasi Rama ta kete thyer koken.