Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Frederika Mogherini tha se është e papranueshme që Serbia dhe Mali i zi të jenë në proces negociatash dhe Shqipëria dhe Maqedonia jo.
Rama tha po ashtu se Shqipëria ka bërë hapa të dukshme në procesin e reformës në drejtësi, madje shembullin tonë të Vetingut do ta çojmë në Beograd dhe në Serbi.
‘’Është e papranueshme që Shqipëria dhe Maqedonia të mos pranohen në procesin e çeljes së negociatave. Vettingu nga ne do të duhet të shkojë në Beograd dhe në Podgoricë, unë shoh problem që ka dinamika të brendshme që janë pjesë e së tërës në BE që e pengojnë integrimin e mëtejshëm, ne jemi me dëftesën në dorë”, u shpreh Rama.
Theksin te nisja e Vetingut e vendosi dhe Mogherini, e cila u shpreh se nisja e negociatave në një pjesë të mirë i detyrohet fillimit të zbatimit të Reformës në Drejtësi.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post