Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka është shprehur se politika e përbashkët Rama-Meta është në një situatë ‘tërheqje litari’, dhe se të dy po presin që të përfitojnë nga gabimet e njëri–tjetrit.
“Rama e ka tërhequr Metën disa herë edhe drejt greminës, por gjithmonë me faulla, ndërsa Meta si për çudi e ka tërhequr fort, por pastër dhe drejt institucioneve e ligjshmërisë. Nëse kemi qeveri teknike brenda 10 ditëve, do kemi zgjedhje në Korrik, nëse Rama vazhdon të qeverisë në ‘gjunjë’, do kemi zgjedhje në Tetor, por pa shokun Edi kryeministër”,- shkruan Ndoka.
Rama-Meta, ‘terheqje litari’, si dy politikane qe presin te përfitojne nga gabimet e tjetrit!
Rama e ka terhequr Metën disa herë edhe drejt greminës, por gjithmonë me faulla, ndersa Meta si per çudi e ka terhequr fort, por paster dhe drejt institucioneve e ligjshmerisë.
Kete radhe, pas peshkut, terheqja ka qene deklarative, transparente dhe perfundimtare!
Meta tregoi, se është nje sportist qe politiken e ka kthyer ne ‘art’, ndersa Rama nje piktor qe politikën e ka kthyer në intrigë!
Terheqja vazhdon litari drejt keputjes, Rama në gjunjë, Meta i djersitur, Basha i stervitur dhe i fresket per garën e madhe sebashku me Opozitën e Bashkuar.
Nese kemi qeveri teknike brenda 10 ditëve, do kemi zgjedhje në Korrik, nese Rama vazhdon të qeverisë në ‘gjunjë’, do kemi zgjedhje ne Tetor, por pa shokun Edi kryeminister. (M.D/ Shuplaka)