Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas përfundimit të protestës së 10-të kombëtare të thirru nga opozita e bashkuar duke publikuar një shprehje të një ushtaraku kinez që ka jetuar në shekullin e 6 p.e.s.
“Fituesit fillimisht fitojnë, pastaj nisen në betejë, ndërsa humbësit nisen njëherë dhe më pas rreken të fitojnë
Sun Tzu”, shkruan Rama.
Ndërkohë kujtojmë se protesta e opozitës ka nisur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme para godinës së kryeministrisë që më pas u zhvendos tek parlamenti dhe mbyllja e saj u bë tek selia e Partisë Demokratike.
Protesta zgjati rreth dy orë dhe gjatë zhvillimit të saj nuk pati asnjë incident apo përplasje midis protestuesve dhe policisë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)