Nëse ka një emër që padyshim do mungojë me sharmin dhe hijeshinë e saj në Parlamentin e ardhshëm ajo është Arta Dade. Rama e ka lënë jashtë listave dhe për deputeten e zëvendësuar nga Spiropali kjo është e vërteta e vetme.
E pyetur nga portali “American Eye”, lidhur me deklarimin e Ramës dhe ato që shkruanin mediat, Dade tha se nuk ka refuzuar kandidimin, e vërteta është që nuk është përfshirë në listë.
Por hidhërimin Arta Dade duket se e ka kthyer në forcë dhe në një mundësi për të rimarrë veten pas angazhimeve në politikë. Bashkë me shoqën e saj Ermelinda Meksi ka udhëtuar drejt Vienës në Austri duke iu larguar kështu debateve në skenën politike.
Ka qenë kjo e fundit që ka publikuar një fotografi me miken e saj politikane, duke uruar Pranverë të bukur për miqtë e përbashkët.
“Ju uroj një Maj plot jetë e optimizëm në këtë ditë të bukur pranverë miqve të mi te respektuar!”, shkruan Meksi. (E.K/SHUPLAKA)