Rama nis konferencën vjetore për fundvit me gazetaret. Do të jetë live edhe në Tëitter dhe Facebook ku nuk do të mungojnë as pyetjet nga ndjekësit përveç pyetjeve të gazetarëve.
FJALA E PLOTË:
Ekonomia e 2016 është padyshim duke iu referuar fakteve, aspekti më i plotë I reformave që po ecin në drejtimin e duhur. Kemi një ekonomi të qëndrueshme, që do të mbyllet me një rritje 3.3-3.6%. nëse i referohemi ambicjes tonë jemi ende larg, por mund të themi që kemi bërë shumë progres. Është viti që e përktheu këtë ndryshim thelbësor në bazat e ekonomisë, spostoi 100 milionë dollar nga arka e shtetit në arkat e familjeve, duke rritur rrogat dhe pensionet.
Në asnjë vit nuk ka ndodhur që qeveria të bëjë një spostim kaq të madh të ardhurash, duke rritur kaq shumë të ardhurat. Në asnjë vit eeitja e pensioneve nuk është shoiqëruar edhe me uljen e borxheve. Paketa e solidaritetit të fundvitit është një tjetër tregues i rritjes ekonomike, ka shkuar te njerëzit më në nevojë, pasi ata i kanë dhënë mbështetjen më të plotë të reformave tona, pasi janë ata të parët që i kanë ndjerë efektet e reformave tona.
Për herë të parë pensionistët dhe familjet në nevojë, fermerë, familjet e përmbytura shpërblehen, qeveria jonë nuk harron pavarësisht se nuk përgjigjemi dot në çast ne nuk harrojmë dhe në momentin më të parë I dëmshpërblejmë ata.
Po ashtu një aspekt tjetër që përseri shkon në drejtim të iluistrimit të asaj që thashë të një ekonomie që është në process rimëkëmbje është zerimi i kamatvonesave për pensionistët, familjet në nevojë, pikërisht se kanë qenë qytetarë të mirë duke paguar mosmarrëveshjet me OSHE-në do të shpërblehen duke u falur nga Janari.
Ky zerim kamatvonesash do të thotë 125 milionë dollar që ndihmojnë qytetarët të kthehen në xhepat e tyre. Një anë tjetër e rritjes ekonomike, një rritje që prek në mënyrë graduale të gjitha shtresat. Kemi përmisrësuar 35 vende nga Banka Botërore për lehtësinë e të bërit biznes.
Kemi të gjitah arsyet të besojmë se ky vit i ardhshëm të jetë viti me investimet më të larta në vendin tonë nga të huajt. Ndryshe nga sa flitet, në fakt jemi në vitin më të mirë për investimet e huaja direkte, duke lënë pas edhe Maqedoninë që përflitet si shteti që thith të ardhurat më të larta në rajon.
Kemi një rritje të konsiderueshme të numrit të të punësuarve, kemi akoma 37 mijë vende të lira pune. Nuk i thashë këto se jam i kënaqur, sa më shumë bëjmë besoj se potenciali është shumë më imadh. Nga një pikënisje dramatike që kemi bërë, kemi arritur shumë, por padyshim që unë sjam i kënaqur.
Vijon…