Kryeministri Rama e ka nisur me provokime gjatë ditës së sotme seancën plenare, teksa ka vënë kufje në Kuvend teksa po fliste deputeti Edmond Spaho. Basha i ka kërkuar Gramoz Ruçit që Rama të hiqte kufjet ndryshe seanca nuk do të vijonte.
Në seancën e sotme në Kuvend një nga pikat më të nxehta të rendit të ditës është mocioni me debat me Kryeministrin lidhur me çështjen e heqjes nga skema e ndihmës ekonomike të mbi 20 mijë familjeve të varfra në gjithë vendin.
Prej disa ditësh opozita e ka vendosur këtë çështje në qendër të axhendës së saj mediatike, dhe vetëm sot do të ketë një përballje të mirëfilltë me Edi Ramën.
Kjo përballje u shty me disa javë për shkak të axhendës që kryeministri pati jashtë vendit. Po ashtu tema të tjera të nxehta pritet të sjellin përballje, siç është kapja e kokainës në Durrës, apo akuzat mbi lobimin rust ë PD-së.
Sipas qeverisë Rama nga ndihma ekonomike nuk janë hequr famijet e varfëra, por vetëm abuzuesit e skemës. Nga ana tjetër ata nuk kanë përjashtuar as ndonjë gabim të mundshëm për shkak të sistemit të pikëzimit online.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post