Kreu i PD-së Sali Berisha është ndalur sot në një takim me ekspertë të sektorit të energjisë, ku hodhi akuza për kontrabandën e naftës, që sipas tij bëhet përmes shtetit.
Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama që sipas tij në gjithë këto vite nuk ka mundur që të shtojë burimet e energjisë elektrike, ndërkohë që deklaroi dhe prioritetet që do të ketë qeveria, kur PD të vijë në pushtet.
Berisha tha se do të ketë përgjysmim të takasave për naftën, dhe do të subvecionohen çmimet e biletave për transportit publik.
Berisha: 99 % e energjisë elektrike që prodhohet në Shqipëri është ende nga uji, vetëm 1% e totalit është nga burime të reja energjie. Dalja në treg të lirë e bizneseve të mëdha është e bazuar në keqpërdorim dhe vjedhje. Shqiptarët duhet ta dinë se kjo qeveri ka blerë energji me 220-250 euro megavat, ndërkohë që në bursë shitej me 80-82 euro.
Kryeministri e përdor furnizimin me energji si një mjet terrori, dhe e konsideron mundësinë e rritjes së çmimit për familjarët. Kostoja e prodhimit të energjisë në Shqipëri është shumë e ulët, ia shet qytetarëve 90 herë më shumë. Pse po ndalem unë këtu, jo se ndryshon kursi i kësaj qeverie, por po ndalem që tiu them qytetarëve që potenciali i ndryshimit është shumë i madh.
Ne së pari do të përgjysmojmë barrën fiskale të naftës, do të subvencionojmë tarifën e transportit publik.
Sot konsumi i naftës me 300 e ca mijë automjete më shumë sesa në 2012 është më i paktë sesa ishte në 2012. Në 2012 përvec 540 mijë tonë që importoheshin, ARMO prodhonte 150 mijë tonë D2. Pra konsumi ishte tek 700 mijë ton. Konsumi me këto automjete që janë sot duhet të jetë 800 mijë ton.
Janë 300 mijë ton që kontrabandohen, si? Qeveria, nafta nuk është kokainë që të futet në arka bananes
Është i njohur zinxhiri, ka pronarë peshkarexhash, janë tre peshkarexha, që bëjnë vetëm kontrabandën e naftës dhe i shkarkojnë lirshëm dhe që thuhet se njeri prej tyre takohen periodikisht me kryeministrin.