Kryeministri Rama në emisionin “Fakt” i pyetur nëse kishte patentë për makinë u shpreh se nuk kishte një të tillë por se kur ka folur për timonë dhe makina e ka patur fjalën për “të bërit shtet”.
“Unë nuk i jap makinës sepse nuk kam patentë, kam pasë gjyshin shofer, fitonte gara që bëheshin këtu. Madje ka qenë shofer i lartmadhënisë, si duket e ka konsumuar ai të gjithë dëshirën për makinat në familjë. Por unë kur flas për timon flas për shtet dhe jo për makina.”,-tha Rama.
Ditët e fundit është artikuluar më shumë se kurrë “timoni i qeverisjes”. Rama është shprehur se nuk do njeri në prehër në drejtimin e qeverisë dhe se po ashtu se nuk dëshiron një makinë me dy timonë.
Nga ana tjetër LSI ka reaguar duke thënë se që të ngasësh makinë duhet të kesh leje drejtimi apo patentë, e thënë kjo nga Kryemadhi duke nënkuptuar rëndësinë e LSI në formimin e qeverisë.
Rama sonte i shuajti dyshimet, nuk ka patentë për makinë megjithëse i qëndron tezës se mund të marrë 71 deputetë.
(M.D/Shuplaka)