Kryeministri Edi Rama, për herë të parë ka folur për shtëpinë e tij në periferi të Tiranës, në Surrel.
Në një intervistë aspak të zakontë me Blendi Fevziun, Rama ka pranuar publikisht thashethemet që në shtëpinë e tij nuk ka dritare.
“Është një zgjedhje e veçantë, ka një dritare, por në dhomën e gjumit nuk ka dritare, pra është e vërtetë që s’ka dritare”, u shpreh Rama.
Përveç kësaj, Rama foli edhe për djalin e tij të vogël Zahon.
“Jam kryeministër kur dal nga shpia por në shtëpi ka një mbret, që është Zaho i cili kërkon vëmendjen time. Mundohem që të mos ketë asnjë ditë që të fillojë dhe të mbarojë pa Zahon. Kur ai nuk është i kënaqur me mua për ndonjë lodër top etj, më thotë shko në punë tani.”, shton kryeministri.
Ndër të tjera, Rama u shpreh se për arsye të rrethanave nuk e ka përjetuar siç duhet të qenit baba me djalin e parë, dhe nuk e kishte imagjinuar se sa e jashtëzakonshme ishte kjo ndjenjë. Për Gregun shton se e ka më shumë shok dhe kanë një marrëdhënie shumë të mirë. (D.D/Shuplaka)