11:35 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Rama e quajti të neveritshëm, Berisha për rezolutën Dick Marty: Votën e deklarova pro, mungova për arsye pune

12:21 | 22/07/2022
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama e quajti të neveritshëm, Berisha për rezolutën Dick Marty: Votën e deklarova pro, mungova për arsye pune

Kreu i PD-së Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ka folur në lidhje me seancën e djeshme në Kuvend, ku u diskutua rezoluta për Dick Marty. Berisha tha se ai deklaroi votën pro, por në momentin e votimit nuk mund të ishte i pranishëm për arsye pune.

“Për një arsye po nuk isha, por për një arsye pune nuk isha i pranishëm. Për pozicionin që unë kam, kjo është kryesorja, ne si deputetë deklaruam votën pro rezolutës, vota ime ishte e llogaritur që të ishte pro, nuk mund të ishte ndryshe. Unë e kam denoncuar rezolutën e Dick Marty që prej vitit 2011, në OKB”, u shpreh Berisha.

Kreu i PD-së tha se Rama përdori dje një gjuhë të papranueshme në seancën e djeshme për të larguar vëmendjen nga përgjegjësia e Serbisë. Ai dënoi gjuhën e kreut të qeverisë, ndërsa përgëzoi përgjigjen e deputetes së PD Grida Duma.

“Ai de fakto ishte parlamenti i një republike vasale të Serbisë. DJE Edi Rama paraqiti në parlament një rezolutë ku dënohet me të drejtë raporti i Dick Martyt por sikur është bërë publkike që nga viti 2011 deri më sot ky raport është i shkruar në masën 80% nga Vladimir Vuçeviç, prokuror në Serbi. Këtë e pohon vetë ai. Ky fakt dhe një fakt tjetër shumë i rëndësishëm.

Transplantin e organeve nuk e ka përmendur në gjykatën e Hagës as Millosheviçi. Kjo dëshmonte se ky ishte një fabrikim i shërbimeve serbe në mënyrë që duke akuzuar për një krim kundër njerëzimit, shkulja e organeve dhe shitja e tyre, me këtë akuzë stepeshin të tjerët dhe sit ë thuash shtonin çështjen e hetimit të problemit. Gjithçka ishte garantuar në Beograd. Ashtu si akuza se udhëheqësit e UÇK kanë drejtuar një organizatë kriminale.

Këtë gjë mund ta thotë vetëm Beogradi. Nuk ka asnjë logjikë dhe mundësi të krahasosh një ushtri çlirimtare me një organizatë terroriste. Edhe nëse janë kryer krime të dënueshme nuk mund të formulohet një akt akuzë e tillë. Por në mënyrën më të padenjë Edi Rama përdorin çdo fjalor që nuk mund ta përdorë kurrë një zyrtar para kamerave, në prani të një kolektiviteti por në prani edhe të askujt.

E bëri këtë për dy arsye. Për të mbuluar refuzimin nga a e tij të rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Dhe për të njëjtin motiv, për të mos lidhur atë që kanë lidhur vetë serbët. Raportin e Dick Martyt me Beogradi. E përgëzoj zonjën Grida Duma për përgjigjen që i dha dhe të merituar. Shpreh mosaprovimin tim për kryetaren e parlamentit”, tha Berisha.

Etiketa: berishaSali Berisha
Pas

Ilir Meta zbulon planet e së ardhmes: Kur të largohem nga politika do të bëj guida turistike!

Para

E pranon Sali Berisha, Britania e Madhe e ka shpallur non grata: Lidhje me krimin dhe korrupsion me Fazlliç

Para
Denoncimi i Berishës: Këshilltari i Ballukut u pasurua 600 herë nën hijen e ministres

E pranon Sali Berisha, Britania e Madhe e ka shpallur non grata: Lidhje me krimin dhe korrupsion me Fazlliç

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bota “mban frymën” rikthehet “El Classico” Barça-Real, të dielën luhet akti i 4-ët sezonal

Giro d’Italia në Vlorë/ PS kërkesë KQZ: Më 11 maj, të votohet deri në orën 22:00 në këtë qark

Izraeli bombardon qendrën e shpërndarjes së ndihmave të OKB-së në veri të Gazës, vriten 4 palestinezë

Arrestime, procedime penale dhe një ngjarje tragjike gjatë natës në Fier

‘Giro d’Italia’ vijon sot me Etapën e Dytë në Tiranë, itinerari për 13.7 km e kronometrit në kryeqytet

Vrasja 34-vjeçarit, autori krimi mbërrin në gjykatë! Hakmarrja për dhunimin e prindërve nga motra e viktimës, si Ylber Jaku u kthye nga Anglia dhe i mori jetën të riut

Vodhi 5 dyqane, arrestohet hajduti serial në Tiranë (EMRI)

Itali/ Pjesë e trafikut të drogës, 18-vjeçari shqiptar kapet me mbi 1 kg kokainë të pastër! E kishte kthyer apartamentin në laborator narkotikësh

Goditi me thikë bashkëshorten blogere dhe më pas veten, kush është dizajneri i famshëm shqiptar që dha fund jetës në moshën 34-vjeçare

Vrau më 2019 në Lushnjë tregtarin Besnik Hida bashkë me Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin, arrestohet në Greqi 51-vjeçari! Policia: Do ekstradohet (EMRI)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.