Kryeminstri Rama ka përdorur një retorikë të ashpër sot në Kuvend ndaj Presidentit të Republikës Ilir Meta pas vendimit të tij për të mos e dekretuar Sandër Lleshin si Ministër të Brendshëm.
Rama tashmë e pranoi hapur se me Presidentin ka tashmë një problem, sipas tij i shkaktuar nga Meta.
Rama ka kujtuar edhe vendimin e presidentit Bujar Nishani i cili erdhe pse nuk ishte dakord, e dekretoi si ministër Fatmir Xhafën.
Rama tha se Kushtetuta i njeh presidentit edhe kompetenca por edhe detyra, dhe ndër detyrat është që ai të dekretojë qeverinë dhe propozimet e kryeministrit.
“Kushtetuta u ka thënë se nuk mund të ushtrojnë asnjë kompetencë tjetër përveç asaj që u njihet. Kushtetuta nuk I jep presidentit as shprehimisht as me nënkuptim të drejtën për të refuzuar propozimin e kryeministrit. Ka dorëzuar një letër pas asnjë referencë ligjore”, tha Rama.
Kryeministri lexoi dhe letrën e dorëzuar nga Meta ku njoftonte mosdekretimin e Lleshit ku shprehej se “nuk kishte krijuar bindjen e plotë për Lleshin”.
Por Rama tha se Meta është keqkuptuar pasi ai nuk I ka dorëzuar një kandidat, por një ministër për dekretim.
“Keqkuptimi i madh i presidentit është, unë i kam çuar për të dekretuar një ministër, jo një kandidat, presidenti nuk ka kompetencë të refuzojë por detyrën ta miratojë, presidenti ynë përveç 12 kompetencave që ja njeh Kushtetuta, ka dhe detyra, ndër këto është edhe detyra për të dekretuar qeverisjen dhe çdo anëtar të saj sipas kërkesës së Kryeministrit”, tha Rama.
PJESË NGA DEKLARATA
Ja letra që më ka mbërritur të shtunën mbrëma
Zoti kryeministri në përgjigje të shkresës suaj
Presidenti nuk krijoi bindjen e plotë për ti dhënë besimin e tij kandidaturës zotit Sandër Lleshi, (se ku është mbështetja këtu nuk thuhet citim Rama).
Në këto kushte presidenti nuk i përgjigjet pozitivisht për emërimin e Sandër LLeshajt.
Me respekt Ilir Meta.
Kjo është letra, pra presidenti nuk ka krijuar bindjen e plotë për ti dhënë besimin e tij kandidaturës së Sandër Lleshaj, e prandaj nuk i përgjigjet pozitivisht (ky e ka Metaj) në certifikatë Unë presidentit i kam çuar dekretin për një ministër, jo për një kandidat, ministër të cilin sipas kushtetutës sonë presidenti nuk ka kompetence ta refuzojë, por ka detyrën ta miratojë.
Brenda 7 ditësh me një dispozitë taksative që nuk lë vend për interpretim. Presidenti e ndjej të nevojshme madje me deklaratë zyrtare se ai nuk do të lejojë asnjë përpjekje, nuk di të kem bërë ndonjë përpjekje për të sfiduara autoritetin e presidentit po as në mendje nuk do e çoja dot një gjë të tillë. Ia kam thënë presidentit si edhe në takimin në këndvështrimin tim konstruktiv, pavarësisht mosdakordësisë që kemi.
Unë nuk pata dhe nuk kam asnjë objeksion pse për Sandër Lleshin u kërkuan letra si për asnjë ministër në historinë e ministrave, në adresa të pavizituar në asnjë adresë më parë. Ai la pa dekretuar pavarësisht pastërtisë së figurës, mos është kjo pastërti kaq skënderbagase që e shqetëson ilir metën.
Gjendja e dëshpëruar e opozitës e shqetëson me të drejtë presidentin e republikës, koha e plotë që mori duke shfrytëzuar edhe minutat e fundit të 7 ditëve, për Sandër Lleshin as kino SHQUP-i nuk bëri ndonjë video apo audio, por qoftë edhe ndonjë llaf, e kjo nuk është pak si fillim i mbarë për një ministër të brendshëm, ndaj unë nuk e kam humbur besimin se Presidenti nuk e ka thënë akoma fjalën e fundit, edhe pse afati ka skaduar,
Ashtu si nuk e kisha humbur besimin që një figurë e pastër e kyçur në sirtarin e tij për një vit do të dekretohej, edhe pse llafet e pazarit që i hedhin përditë kazanit mediatik që i hedhin në 360 gradë.
Sot ai u dekretua, unë e përshëndes dhe i uroj të vijojë punën e nisur dhe ta çojë me shpejtësi përpara reformimin e thellë dhe më forcoi shijen e mirë të takimit që pata me presidentin.
Edhe pse është e qartë që nuk ishim e nuk jemi në një mendje lidhur me arsyen e mos arsyes së dekretimit të ministrit të brendshëm.
(B.H/Faxweb)